E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Kapet 49-vjeçarja e rrezikshme, u mori 200 milionë lekë shtetasve të ndryshëm

Një 49-vjeçare ka rënë në prangat e uniformave blu, pasi mashtronte qytetarë të ndryshëm duke u shtirur si investitore. Në sajë të operacionit të koduar “Investitori”, në pranga ka rënë shtetasja me inicialet A.H., 49 vjeçe, e dënuar më parë për veprën penale “Mashtrimi”.

Nisur nga kallëzimet e bëra nga qytetarët për një shtetase e cila hiqej si investitore, duke iu marrë shuma të konsiderueshme parash, e ju premtuar klering/ ndërrim apartamentesh, njësi shërbimi, policia është hedhur në veprim.

Ajo, në rolin e investitores iu ka marrë shuma të konsiderushme, rreth 200 milion lekë të vjetra shtetasve të ndryshëm, duke iu premtuar si klering/ndërrim apartamente, njësi shërbimi, hekur në funksion të ndërtimeve të pallateve apo paisje me kabina elektrike të tensionit të lartë në funksion të pallateve.

Njoftimi

Tiranë

Finalizohet pas një punë disa mujore, operacioni i koduar “Investitori”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar nën drejtimin e Prokurorisë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Hiqej si investitore dhe i merrte shuma të konsiderueshme shtetasve të ndryshëm, ndalohet 49-vjeçarja.

49-vjeçarja e ndaluar me precedent të mëparshëm penal për veprën penale “Mashtrimi”.

Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, nisur nga kallëzimet e bëra nga disa qytetarë të ndryshëm për një shtetase e cila hiqej si investitore duke iu marrë shuma të konsiderueshme parash shtetasve të ndryshëm duke ju premtuar klering/ ndërrim apartamente, njësi shërbimi, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Investitori”, si rezultat i të cilit u ndalua shtetasja A.H., 49 vjeçe, e dënuar më parë për veprën penale “Mashtrimi.

Kjo shtetase në rolin e investitores iu ka marrë shuma të konsiderushme rreth 200 milion lekë të vjetra shtetasve të ndryshëm duke iu premtuar si klering/ndërrim apartamente, njësi shërbimi, hekur në funksion të ndërtimeve të pallateve apo paisje me gabina elektrike të tensionit të lartë në funksion të pallateve.

Lexo edhe :   Policia e Tiranës kërkon rifillimin e hetimeve për 21 Janarin
Lexo edhe :   Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit, nesër prezanton kandidatët e parë

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi“,“Falsifikimi i dokumentave”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” në ngarkim të shtetases së lartpërmendur.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...