Monedha e Eurozonës nuk ka shënuar asnjë luhatje edhe këtë të enjte, duke qëndruar në kuotën e 122.8 lekëve.
Edhe Paundi Britanik vazhdon të qëndrojë konstant në nivelin e 142.5 lekëve, referuar të dhënave të Credins Bank.
Dollari amerikan ka regjistruar një rritje shumë të lehtë, duke kapur vlerën e 110.8 lekëve.
Franga Zvicerane mbetet dhe sot në kuotën e 111.5 lekëve.
Dollari kanadez dhe ai australian këmbehen sot me përkatësisht 84 lekë dhe 76.2 lekë, sikurse edhe ditën e djeshme./SCAN