E enjte, 2 Dhjetor, 2021
13.5 C
Tirana

Izolohen për 90 ditë, kush i ndihmoi Arbër Çekajn dhe Fatmir Pjetrin?

Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri dhe një i paraburgosur i cili bëri sikur po priste damarët, do të izolohen për 90 ditë. Ky është ndëshkimi që vjen pas tentativës për tu arratisur, e cila iu dështoi. Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri tentuan që të arratiseshin nga burgu 313 në Tiranë.

Pasi kanë varur çarçafët nga muri rrethues për te hyrja administratës, kanë nisur të zbresin, ku njëri prej tyre ka qënë pranë derës së daljes së burgut. Njëri prej personave që tentoi arratisjen është përplasur me gardianin ku edhe e ka goditur me një send të fortë, duke i shkaktuar dëmtime në kokë.

Kontrolli i Brendshëm i Burgjeve ka nisur verifikimet, për të parë nëse ka pasur shpërdorim detyre nga zyrtarë të tjerë të burgut 313, pasi tentativa e tyre nuk u konstatua nga asnjë gardian tjetër dhe pse burgu është i mbushur me kamera sigurie.

Si Pjetri, ashtu edhe Çekaj, të dy janë emra shumë të njohur për drejtësinë shqiptare. Dy të dënuarit tentuan të largohen gjatë orarit të ajrimit. Për të realizuar planin e tyre, ata kanë përdorur një litar të improvizuar dhe kanë tentuar të ikin nga pjesa e pasme për t’u shpëtuar kështu punonjësve të sigurisë. Rasti do të referohet në Prokurori nga Drejtoria e Burgjeve, ndërsa ata do të përballen me akuzën e tentativës së largimit nga vendi i vuajtjes së dënimit.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Nëse “Foltorja” është demokraci, atëherë PD e meriton Berisha&Bashën

Nga: Ben Andoni Nëse në fillim njerëzit e PD-së mundoheshin të gjenin atë të veçantën dhe mënyrën sesi do të mbrohej Berisha me etiketimin “Non...

Ben Blushi dorëhiqet nga drejtimi i “Top Channel”

Ben Blushi ka dhënë dorëheqjen nga "Top Channel", media e njohur të cilën e drejtonte prej katër vitesh. Nga sot ai nuk është më...

Komiteti Teknik publikon masat e reja, çfarë do ndodhë nga 4 janari

Pas rritjes së rasteve dhe shtrirjes së madhe në mbarë botën si pasojë e variantit Omicron, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të...

Sebastian Kurz tërhiqet nga politika

Akuzat për korrupsion e detyruan Sebastian Kurz-in të jepte dorëheqjen si kancelar austriak. Kreu i ÖVP tani largohet nga të gjitha funksionet e tij...

24 vende të botës me Omicron, OBSH: Rrezik më i lartë i ri-infektimit

Zyrtarët shëndetësorë thonë se varianti i ri i koronavirusit Omicron tani është bërë dominues në Afrikën e Jugut, dhe po nxit një rritje të...