E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

S’kanë fund largimet/Dorëhiqet kupola e PD-së Korçë dhe 51 anëtarë

Në shenjë pakënaqësie nga Lulzim Basha në drejtimin e PD-së, dhe në mungesë të reflektimit të tij, 51 anëtarë kanë vendosur të largohen nga partia. Drejtuesit e strukturave të degëve të Partisë Demokratike në Korçë, kanë dhënë dorëheqjen nga postet e tyre. Bëhet fjalë për 51 anëtarë të cilët dhanë dorëheqjen pas largimit të kryetarit të PD-së në këtë qytet, Andrea Mano dhe anëtarëve të Kryesisë.

Letra e plotë

Të nderuar demokratë dhe demokrate! Ne si, Kryetarë, Sekretarë dhe Kordinatore të Lidhjes Demokratike të Gruas, solidarizohemi me dorëheqjen e anëtarëve të Kryesisë së Partisë Demokratike Korçë dhe kemi vendosur të japim dorëheqjen nga funksionet tona drejtuese.

Gjykojmë që, lideri aktual i saj, po tenton me arrogancën e tij, ta kthejë Partinë Demokratike në një parti klienteliste në funksion të interesave të tij personale. Me veprimet e tij mendojmë se z. Basha ka hedhur poshtë të gjithë mundin dhe sakrificat tona në opozitën më të vështirë në historinë e Partisë Demokratike.

Të ndodhur në këto kushte 51 Drejtues Seksionesh dhe Lidhjes Demokratike të Gruas e gjejmë të pamundur të ushtrojmë funksionet tona drejtuese. Nga ky moment, ne mbetemi vetëm anëtarë të Partisë Demokratike Korçë.

Kjo lëvizje vjen pas dorëheqjes së ish-kryetarit të PD-së në Korçë, Andrea Mano dhe 13 anëtarëve të Kryesisë më 27 korrik.

Në shkresën e bërë publike për mediat, demokratët akuzojnë Bashën se me arrogancë po përpiqet ta kthejë PD-në një parti klienteliste dhe në funksion vetëm të interesave personale.

“Në kushtet aktuale, e gjej të pamundur ushtrimin e funksioneve të mia, dhe për këtë arsye jap dorëheqjen”, ka theksuar në letrën e tij të dorëheqjes Andrea Mano, ndërsa ka dhënë dorëheqjen edhe si anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së.

Lexo edhe :   Berisha: Jo parti të re. Kuvendi ka të drejtë të shkarkojë Bashën
Lexo edhe :   Berisha: Jo parti të re. Kuvendi ka të drejtë të shkarkojë Bashën

Anëtarët e dorëhequr të degës së PD-së në Korçë ishin të revoltuar nga arroganca, shpërfillja, nepotizmi dhe papërgjegjshmëria e lidershipit të PD-së. /Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...