Mohimi i vizës nga ambasada amerikane për kryeministrin Ramush Haradinaj, bëri bujë në mediat kosovare, por prani më të madhe kishte ne median e Serbisë. Haradinajt iu mohua lëvizja për të marrë pjesë në “Lutjet e Mëngjesit” në SHBA, por sipas medieve serbe, ai do të ketë një zëvendësues nga radhët e serbëve.
Mediat serbe shkruajnë se ai do të zëvendësohet në Uashington me një zëvendëskryeministër, që vjen nga komuniteti serb në Kosovë. Dalibor Jevtiç, ministër për Komunitete e Kthim, ka marrë ftesën për të qenë pjesë në “Lutjet e Mëngjesit”, i cili do të mbahet me 8 shkurt.
Gazeta e Beogradit ”veçernje novosti” duke u thirrur në shërbimin për medie të Ministrisë që e udhëheq Jevtiç, zëvendëskryeministri i Kosovës në SHBA do të shkojë me bashkëshorten Milena.
Gjatë qëndrimit në SHBA, ai do të ketë takime të nivelit të lartë, me senatorë e figura me influencë politike. Ndërkohë Haradinaj vijon të kërkojë marrjen e vizës, ndërsa lajmet që ambasada amerikane i ka mohuar dhënien e saj, ka bërë xhiron e medieve.