Rreth orës 01:52 janë ndjerë lëkundje tërmeti në Itali, ndërsa epiqendra ka qenë 21 km në perëndim të qytetit Nicastro, dhe 47 km në perëndim të Catanzaros, në Italinë Jugore.
Tërmeti ka qenë me magnitudë 4.3 sipas shkallës Rihter, dhe thellësi 10 km.
Nga ana tjetër, vlen të kujtojmë faktin se Italia po përjeton një gjendje të rëndë, për shkak të koronavirusit.
Vetëm ditën e hënë u shënuan 349 viktima, ndërsa të dielën e regjistrua numri më i lartë i viktimave brenda 24 orëve; 365 viktima.
Italia ka konfirmuar në rang kombëtar mbi 27 mijë raste me koronavirus, ku me këtë bilanc renditet e dyta në botë pas Kinës për numrin e të infektuarëve dhe viktimave nga koronavirusi.
Kryeministri italian Giuseppe Conte, miratoi dekretin ‘Cura Italia’ për emergjencën e koronavirusit, ku ka tha se do jepen 25 miliardë euro për familjet dhe bizneset.