E hënë, 6 Prill, 2020
11 C
Tirana

Filmi që “parashikoi” koronavirusin thyen rrjetin

Lexo edhe ...

Vuan nga koronavirusi, kryeministri britanik dërgohet në spital

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson është dërguar ditën e sotme për kontroll në spital. Vizita e tij në spital vjen 10 ditë pasi Johnson...

“Ditë më të mira do vijnë”/Mbretëresha Elizabeth ll mesazh popullit të saj

Mbretëresha e Anglisë, Elizabeth ll iu është drejtuar me një mesazh britanikëve, duke u shprehur se Mbretëria e Bashkuar do të ketë sukses në...

​Pështyu qëllimisht mbi ushqime, arrestohet i riu në Britani

Një 20-vjecar nga Britania e Madhe është arrestuar pasi u kap duke pështyrë disa artikuj ushqimorë në një supermarket. I riu hyri në një dyqan...

A do të na shpëtojnë dot ekonomistët nga Covid-19

Nga Ben Andoni Vite më parë, gjetjet e një artikulli të një studiuesi amerikan për pasojat ekonomike të pandemisë së vitit 1918-1919 në SHBA mund...

Një autore libri e kishte parashikuar vite më parë koronavirusin, e po kështu edhe një film ka trajtuar këtë pandemi. Shumë skeptikë mund të ngrenë pyetje të shumta, por ama një film duket se ka qënë një parashikues mjaft i mirë. Miliona njerëz në të gjithë globin janë vetë-izoluar në shtëpitë e tyre, për shkak të virusit vdekjeprurës.

Mediat e huaja shkruajnë se filmi “Contagion”, një prodhim i vitit 2011, është renditur si një ndër filmat më të shikuar gjatë periudhës së shpërthimit të koronavirusit.

Filmi flet për një virus pandemik që shpërndahet me shpejtësi, i cili u merr jetën 26 milionë njerëzve në të gjithë botën. Në film bëhet fjalë për virusin e quajtur MEV-1. Ai e ka origjinën në Azi dhe transmeton përmes prekjes, ndërsa simptomat e tij janë të ngjashme me koronavirusin.

Shumë njerëz e kanë cilësuar këtë film si “parashikuesin” e mbërritjes së koronavirusit.

Filmi është prodhuar nga gjigandi Warner Bros. Ata kanë njoftuar se “Contagion” rezulton filmi më i kërkuar në katalogun e Warner Bros, pas Harry Potter.

Situata në botë është alarmante. Komisioni Evropian propozon ndalimin e udhëtimit 30-ditor në vendet e Bashkimit Europian, për shkak të koronavirusit. Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen tha se propozoi këtë masë gjatë një konference nëpërmjet telefonit me drejtuesit e G7.

Italia ka kufizuar shumë hyrje-daljet nga vendi, ndërsa vendet fqinje me të kanë marrë masa për mbylljen e kufijve për shkak të koronavirusit. Masa e propozuar nga Ursula von der Leyen, vjen në një moment që Europa është shndërruar e gjitha në “Zonë të kuqe” dhe po përballet me mijëra të infektuar nga koronavirusi.

Ekspertët vlerësojnë se COVID-19 mund të vazhdojë edhe në muajt e ardhshëm.

Virusi pritet të shkaktojë një seri sfidash si për ata që vuajnë nga sëmundja, ashtu edhe për ata që janë të shëndetshëm. Një epidemiolog kinez tha se COVID-19 mund të vazhdojë të qarkullojë për muajt e ardhshëm.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria



Të fundit

Vuan nga koronavirusi, kryeministri britanik dërgohet në spital

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson është dërguar ditën e sotme për kontroll në spital. Vizita e tij në spital vjen 10 ditë pasi Johnson...

“Ditë më të mira do vijnë”/Mbretëresha Elizabeth ll mesazh popullit të saj

Mbretëresha e Anglisë, Elizabeth ll iu është drejtuar me një mesazh britanikëve, duke u shprehur se Mbretëria e Bashkuar do të ketë sukses në...

​Pështyu qëllimisht mbi ushqime, arrestohet i riu në Britani

Një 20-vjecar nga Britania e Madhe është arrestuar pasi u kap duke pështyrë disa artikuj ushqimorë në një supermarket. I riu hyri në një dyqan...

A do të na shpëtojnë dot ekonomistët nga Covid-19

Nga Ben Andoni Vite më parë, gjetjet e një artikulli të një studiuesi amerikan për pasojat ekonomike të pandemisë së vitit 1918-1919 në SHBA mund...

Qetësohet situata në Francë, bilanci për 24 orët e fundit

Më në fund edhe Franca ka shënuar një ulje mjaft të ndjeshme, në numrin e viktimave nga koronavirusi. Pas dy ditëve (2 dhe 3 prill)...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT