Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Italia dhe Malta propozojnë në BE qendër emigrantësh në Shqipëri dhe Tunizi

6 vjet ago
in Bota, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Italia dhe Malta propozojnë në BE qendër emigrantësh në Shqipëri dhe Tunizi

Tension në Helsinki midis vendeve të BE-së për çështjen e emigrantëve. Nga njëra anë Italia dhe Malta dhe nga ana tjetër Gjermania dhe Franca, dallimet e të cilave mbeten të mëdha. Matteo Salvini, ministri i Brendshëm i Italisë, këmbëngul që të krijohen pritje për emigrantët në Shqipëri dhe Tunizi. Ai i konsideron si vende të sigurta për pritjen e emigrantëve.

“Për herë të parë ne dhe Malta paraqitëm një propozim të përbashkët që u përkrah edhe nga shtete të tjera që nuk i kundërvihet, por integrohet me propozimin franko-gjerman. Ne duhet të punojmë me një angazhim koherent politik dhe financiar për të zbatuar marrëveshjet e zbarkimit dhe qendrat e pritjes në vendet e treta jashtë BE-së. Unë kurrë nuk do të firmos një dokument që përcakton se të gjithë refugjatët e shpëtuar në det të vijnë në shtëpinë time”, ka deklaruar Salvini cituar nga mediat italiane.

“Ne duhet të punojmë për një angazhim koherent politik dhe financiar për të zbatuar marrëveshjet e uljes (dhe qendrat) me vendet e treta. Është një pikë vendimtare që mund të ndihmojë në zgjidhjen e konflikteve në nivel të BE-së sa i përket solidaritetit dhe rishpërndarjes”, thuhet në një dokument jozyrtar dhe konfidencial të përgatitur nga Italia dhe Malta për takimin e sotëm të ministrave të Brendshëm të BE-së. Salvini ka këmbëngulur në përforcimin e angazhimit për të parandaluar largimet dhe për të rritur dëbimet, duke përfshirë edhe një listë të vendeve të sigurta “për ripranime automatike”.

Malta dhe Italia kundërshtojnë idenë e portit të parë të sigurt për emigrantët (duke u frikësuar se iu duhet të mbajnë gjithë barrën e personave të ardhur), ndërsa pretendojnë se rishpërndarja e refugjatëve lë vetëm emigrantë të paligjshëm në vendet e para të mbërritjes. Plani është kundërshtuar nga Franca dhe Gjermania, por ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, e pranon idenë e një vendi pritës jashtë BE-së.

“Besoj se refugjatët e shpëtuar nga kalimi i rrezikshëm i Mesdheut duhet të sillen në një port të sigurt, por ky jo domosdoshmërish të jetë një port evropian. Shpresoj t’i japim fund “procesit të dhimbshëm” të javëve të fundit ku refugjatëve iu është dashur të durojnë “tetë ose 14 ditë larg bregdetit” nën përkeqësimin e kushteve humanitare. Ky trajtim është thjesht i padenjë për Evropën”, ka deklaruar ai.

Tags: beItaliaMaltashqiperi

TË LIDHURA

Burg për 2 aktorë turq pas dëshmive për Gezi
Bota

Burg për 2 aktorë turq pas dëshmive për Gezi

20:32 | 31/05/2025
Konflikt mes shqiptarëve në Malin e Zi, vritet me armë zjarri i riu
Aktualitet

Konflikt mes shqiptarëve në Malin e Zi, vritet me armë zjarri i riu

20:23 | 31/05/2025
Aksident i rëndë/ Kamioni me koshere përmbyset në mes të rrugës, “arratisen” rreth 250 milionë bletë
Bota

Aksident i rëndë/ Kamioni me koshere përmbyset në mes të rrugës, “arratisen” rreth 250 milionë bletë

19:56 | 31/05/2025
Next Post
Shtyhet në shtator vendimi për Malajn e Milon

Shtyhet në shtator vendimi për Malajn e Milon

Angelina Jolie “liron fronin”! Zbuloni cila është femra më e admiruar në botë

Angelina Jolie “liron fronin”! Zbuloni cila është femra më e admiruar në botë

Firma e ndërtimit i prish qytetarit shtëpinë me certifikatë pronësie (video)

Firma e ndërtimit i prish qytetarit shtëpinë me certifikatë pronësie (video)

JU REKOMANDOJMË

“Rrëmbim tronditës në Tiranë: Djali i biznesmenit torturohet për 5 orë – i përfshirë edhe një këngëtar i njohur!”

“Rrëmbim tronditës në Tiranë: Djali i biznesmenit torturohet për 5 orë – i përfshirë edhe një këngëtar i njohur!”

20:17 | 24/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025




TË FUNDIT

Finalja e Champions League/ Publikohen formacionet zyrtare në PSG-Inter
Sport

Finalja e Champions League/ Publikohen formacionet zyrtare në PSG-Inter

by mirseda
20:58 | 31/05/2025
0

Këtë të shtunë në orën 21:00 në Mynih do luhet finalja e Champions League për edicionin 2024-25....

The Guardian: Këshillat për shëndetin mendor në TikTok, shpesh të rreme

The Guardian: Këshillat për shëndetin mendor në TikTok, shpesh të rreme

20:35 | 31/05/2025
Burg për 2 aktorë turq pas dëshmive për Gezi

Burg për 2 aktorë turq pas dëshmive për Gezi

20:32 | 31/05/2025
Konflikt mes shqiptarëve në Malin e Zi, vritet me armë zjarri i riu

Konflikt mes shqiptarëve në Malin e Zi, vritet me armë zjarri i riu

20:23 | 31/05/2025
“Jam gati”, flet Pavard: Do jetë finale e madhe, ia dalim nëse bëjmë lojën tonë

“Jam gati”, flet Pavard: Do jetë finale e madhe, ia dalim nëse bëjmë lojën tonë

20:21 | 31/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com