Itali/ Milani kërkon të rigjejë busullën

Një problem muskular e ka shtuar Ante Rebic-in në një listë të gjatë lëndimesh tek ekipi i Milanit të vendit të dytë përpara transfertës së Veronës sot.

Me Zlatan Ibrahimoviç-in, Mario Mandzukic-in dhe Hakan Calhanoglu-në të lënë mënjanë, “rossonerët” do të duhet të gjejnë një burim të ri golash ​​për të ringritur shpresat e tyre për titull. Burimet në Itali flasin për një Milan me Leaon në majë të sulmit sot.

Pasi dështoi në tre nga katër ndeshjet e fundit, Milani është i dëshpëruar për një fitore për t’u bërë presion rivalëve të tyre të qytetit, Interit, i cili është në krye të tabelës dhe ka gjashtë pikë më shumë. Interi do të përballet me Atalantën të hënën.

Vendi i pestë, Roma që po përpiqet të kthehet në katër të parët dhe në Champions League pret Genoan, ndërsa Napoli pret Bolonjën.