Drama e Sir Alex-it

Sir Alex Ferguson tha se kishte frikë se nuk do të ishte më kurrë në gjendje të fliste përsëri pasi pësoi një hemorragji në tru në 2018-ën.

Ish-menaxheri i Manchester United tha në një seancë pyetjesh dhe përgjigjesh në Glasgow Film Festival (GFF) se ai ishte i shqetësuar se mund të humbte zërin dhe kujtesën pasi iu nënshtrua një operacioni urgjent.

“E humba zërin, nuk mund të thosha asnjë fjalë, dhe ishte e tmerrshme, absolutisht e tmerrshme”, tha ai. ‘Dhe mendoja vetëm: A do të më kthehet kujtesa? A do të flas përsëri?

Me një logoped ai bëri ushtrime ku p.sh duhej të kujtonte çdo lojtar të ekipeve të tij ndërsa zëri i’u kthye pas 10 ditësh.

Fergusoni, i cili doli në pension në 2013-ën, fitoi 38 trofe për një periudhë prej 26 vitesh në krye të United dhe më parë kishte menaxhuar East Stirlingshire, St Mirren, Aberdeen dhe ekipin kombëtar skocez.