Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi, bën thirrje që vaksinimi ndaj koronavirusit të bëhet i detyrueshëm.
“Nëse do të kemi vërtet një vaksinim kundër COVID-19, ai duhet të jetë i detyrueshëm për të gjithë. I detyrueshëm, jo vullnetar”, tha ai.
Komentet e ish-liderit, i cili i la socialdemokratët në fund të vitit 2019 dhe themeloi partinë e tij, Italia Viva, bien ndesh me ato të kryeministrit Conte, i cili tha të dielën se vaksinimi duhet të jetë i mundur, por jo i detyrueshëm.
Deri më tani, Italia deri më tani ka regjistruar më shumë se 250 mijë raste me koronavirus dhe mbi 35 mijë viktima.