Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Ishulli Yap, vendi ku njerëzit përdorin si monedha disa gurë të mëdhenj

7 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Ishulli Yap, vendi ku njerëzit përdorin si monedha disa gurë të mëdhenj

Ishulli Yap gjendet në Ishujt Karolin të Shteteve Federale të Mikronezisë, në lindje të Filipineve. Ajo çka e bën unik këtë vend, ndryshe nga ishujt përreth, është forma unike historike e monedhës, që është ende sot në përdorim.

Ndërsa monedha kryesore e banorëve në këtë ishull është dollari amerikan, për transaksione të mëdha dhe të rëndësishme, banorët e ishullit përdorin gurë Rai – monedha më e madhe dhe më e rëndë në vend. Këto disqe të gdhendura prej gurit gëlqeror, mund të peshojnë në disa raste më shumë se 7 tonë.

Vlera e çdo guri varet nga madhësia e tij, por edhe nga historitë e prodhimit dhe e transportimit të tij në Yap nga ishujt ku janë gërmuar, dhe që ndodhen qindra kilometra larg. Për shembull, nëse shumë njerëz kanë gjetur vdekjen, në përpjekje për të sjellin një gur të tillë në ishullin Yap, kjo mund të rrisë vlerën e tij të perceptuar.

Gurët Rai, mund të përdoren për shit-blerje të mëdha, si blerja e tokës, ose për raste të rëndësishme sociale, si pagimi i prikës së një nuseje përpara martesës. Për shkak të madhësisë së tyre, disqet prej guri nuk ndryshojnë fizikisht duar, por vetëm pronarë.

Të dhënat e secilit gur – sa vlen dhe kush e zotëron – mbahen mend në historinë gojore të komunitetit. Fshatrat e ishullit janë kaq të vegjël, sa që të gjithë e dinë se kush e zotëron një monedhë-gur të caktuar. Dikur si monedha përdoreshin guaskat dhe dhëmbët e balenave. Ato ishin shumë më të lehta për t’u mbajtur, por edhe për t’u thyer.

Eksploruesi portugez, Diego De Roha, pretendoi se e zbuloi ishullin e Yap në vitin 1526. Ishulli është banuar nga filipinasit dhe indonezianët, ndoshta prej mijëra vjetësh që para lindjes së Krishtit. Në vitin 1731, zbarkoi një mision fetar spanjoll, i drejtuar nga Atë Jan Kantova dhe Vizitor Valter, priftërinj katolikë nga ishulli Ulithi aty pranë.

Një vit më vonë, u zbulua se klerikët spanjollët ishin vrarë. Në vitin 1800, u vendosën marrëdhënie tregtare mes banorëve të ishullit dhe evropianëve. Gjermania ngriti një dyqan të përhershëm “Godeffroy & Son”, që u bë shumë shpejt fitimprurës.

Edhe pse Britania e Madhe, Spanja dhe Gjermania, e pretenduan këtë ishulli, vetëm në vitin 1874 Spanja arriti që ta vërë atë nën kontroll, duke shkaktuar probleme me gjermanët. Rivaliteti mes dy vendeve vazhdoi, derisa me ndërhyrjen e Papa Leonit XII, ishulli iu la Spanjës, por të gjitha vendet u lejuan të bënin tregti.

Spanja dërgoi menjëherë ushtarë, dhe nisi ndërtimin e kishave. Në 1899, Spanja ia shiti ishullin Yap Gjermanisë për 4.5 milionë dollarë. Me fluksin në rritje të gjermanëve dhe spanjollëve, në ishull mbërriti gripi dhe sëmundje të tjera të transmetueshme, duke vrarë më shumë se 1.000 prej banorëve autoktonë të ishullit.

Kur shpërtheu Lufta e Parë Botërore, britanikët e bombarduan ishullin dhe shkatërruan rrjetin gjerman të komunikimit. Një njësi ushtarake japoneze, e pushtoi ishullin në tetorin e vitit 1914.

Në fund të luftës, Lidhja e Kombeve dhe Japonia nënshkruan një traktat, që i jepte Japonisë ishujt veriorë të Paqësorit, me përjashtim të Hauait.

Midis viteve 1920-1940, popullsia japoneze në ishullin Yap, u rrit nga 97 në gati 2.000. Me kalimin e viteve, japonezët i detyruan banorët vendas të punojnë në miniera, deri në fund të Luftës së Dytë Botërore, kur SHBA-ja pushtoi ishuj Yap dhe Ulithi.

Ishujt mbetën nën juridiksionin e Marinës së Shteteve të Bashkuara deri në vitin 1952, dhe u përdorën vendasit dhe jo të huajt për detyrat e administratës. Në vitin 1980, u krijua një kushtetutë e shteteve federale të Mikronezisë.

Ekonomia turistike është shumë e rëndësishme; zhytja dhe mundësia për të notuar nën ujin e pastër dhe temperaturat vazhdimisht të larta, e bëjnë këtë vend tërheqës për të kaluar pushimet. Ishulli kryesor është rreth 50 km2, dhe ka një përbërje shkëmbore vullkanikes dhe të gurit gëlqeror.

Banorët vendas, kanë 3 festa kryesore çdo vit për të nderuar trashëgiminë e tyre. Më 1 dhe 2 është festa më e madhe kombëtare. Ushqimi, jeta familjare dhe tradita prezantohen me anë të vallëzimeve me veshje tradicionale, garave dhe konkurseve. Në ishull ekziston edhe një muze i historisë së gjallë, si dhe mbahet rregullisht një turne peshkimi./ Tirana Today

Tags: gureishullimonedhanjerëzitpërdorinvendiYap

TË LIDHURA

BE e gatshme të rifillojë punën për marrëveshjen e tarifave me SHBA-në
Bota

BE e gatshme të rifillojë punën për marrëveshjen e tarifave me SHBA-në

22:21 | 04/02/2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trumpin, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm
Bota

Tentoi të vriste presidentin Donald Trumpin, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

21:58 | 04/02/2026
Trump telefonatë me Xi: Marrëdhëniet SHBA–Kinë shumë të mira
Bota

Trump telefonatë me Xi: Marrëdhëniet SHBA–Kinë shumë të mira

17:28 | 04/02/2026
Next Post
Ia nxori kolegu, ja sa paguhet Bes Kallaku për një koncert

Ia nxori kolegu, ja sa paguhet Bes Kallaku për një koncert

I vodhi me forcë varësen nga qafa qytetares, arrestohet 31-vjeçari (Foto)

I vodhi me forcë varësen nga qafa qytetares, arrestohet 31-vjeçari (Foto)

Familjarët akuzuan mjekët/Spitali: 25-vjeçarja pësoi komplikacion

Familjarët akuzuan mjekët/Spitali: 25-vjeçarja pësoi komplikacion







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

BE e gatshme të rifillojë punën për marrëveshjen e tarifave me SHBA-në
Bota

BE e gatshme të rifillojë punën për marrëveshjen e tarifave me SHBA-në

by mirseda
22:21 | 04/02/2026
0

Parlamenti Evropian është gati të rifillojë punën për zbatimin e marrëveshjes së tarifave BE-SHBA pas uljes të...

Me probleme në frymëmarrje, shtrohet me urgjencë në QSUT ish-presidenti Alfred Moisiu

Me probleme në frymëmarrje, shtrohet me urgjencë në QSUT ish-presidenti Alfred Moisiu

22:00 | 04/02/2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trumpin, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trumpin, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

21:58 | 04/02/2026
Rekordi në ndeshjen e Champions për të rinjtë, 50 mijë tifozë në stadium

Rekordi në ndeshjen e Champions për të rinjtë, 50 mijë tifozë në stadium

21:55 | 04/02/2026
Disa tërmete në juglindje, më i forti 4.1 ballë – situata nën monitorim

Disa tërmete në juglindje, më i forti 4.1 ballë – situata nën monitorim

21:16 | 04/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com