Kreu i “Partia e Lirisë”, Ilir Meta në daljen e tij në konferencë për mediat nuk i ka kursyer kritikat ndaj Lulzim Bashës, duke e cilësuar si të shitur që ndante fitimet me mafien dhe ishte infiltruar për të bërë opozitë fasadë. Në mbledhjen e parë të Komitetit Organizativ të “Partisë së Lirisë”, Meta u ka bërë të ditur anëtarëve tre drejtimet në të cilat do të punohet në vijim. Ndërsa nuk e kurseu zhgënjimin që LSI-ja u bë palë me Lulzim Bashën për djegien e mandateve, Meta tha se tre drejtimet në të cilat “Partia e Lirisë” do të punojë tashmë janë revolucioni anti-korrupsion, organizimi i partisë duke u hapur dhe përgatitja për qeverisje.
“Ka rënë prej kohësh, qeveri prej letre që ka vonuar një popull zemërluan, syshqiponjë dhe siç e kam paralajmëruar, qeveria kur ra nga korrupsioni i paparë dhe veprimet antikombëtare kishte zënë përfundi Lulushin që u përpoq aq shumë ta bënit kryeministër.
Ishte shitur dhe infiltruar për të bërë fasadë opozitën, ndante fitimet dhe përfitimet me mafien në pushtet. Tani kohët kanë ndryshuar, nuk kam ardhur në ish partinë e vjetër, por ju kam thirrur aty ku kam qenë me 2 mars, me popullin”, tha Meta.
Ai akuzoi qeverinë, dhe kryeministrin Edi Rama se po vjedh vendin. “Haramët e Shqipërisë vjedhin miliarda. Drejtësinë dhe Reformën në Drejtësi do ta çoj para popullit të Shqipërisë, se është ai që paguan taksa. Jo për të ecur me hapin e breshkës. Mjafton vetëm afera e inceneratorëve, por ende nuk është bërë asgjë… Ka plaçkitje, vjedhje, borxhe, Ai fundin e ka të qartë; ne do të ecim me ritëm shumë më të shpejtë për korrupsionin. Edi Rama në vend të parë, të dyte e të tretë. Një vjedhës i pamëshirshëm.
Nuk vjedh vetëm me forma të gjallësh, por ka shkelur edhe kodet kanunore të këtij vendi. Ai nuk vjedh i vetëm. Ai vjedh bashkë me enturazhin e tij, që nuk ka lidhje me socialistët janë marrë peng, që më vjen keq për ta. Ky është mjeshtër për të korruptuar, kapur e shantazhuar dhe përçarë. Ndaj i ka katandisur siç janë sot. Ai ecën me shpejtësi, korrupsion, korrupsion”.