Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Ishte në listën e personave që do vinin në Shqipëri, afgani zbulon pse s’erdhi

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ishte në listën e personave që do vinin në Shqipëri, afgani zbulon pse s’erdhi

Për qeverinë amerikane, nxjerrja nga Afganistani i 20.000 bashkëpunëtorëve të tyre mes të cilëve 1000, që pritet të vijnë në Shqipëri, po kthehet në ‘mision i pamundur’. Kjo si pasojë e kaosit që ka përfshirë aeroportin ndërkombëtar “Hamit Karzai” në Kabul.

Gazetari i “Top Channel”, Muhamed Veliu, përmes What’s app-it bisedoi me njërin prej 300 afganëve të parë, që supozohej të mbërrinte në Shqipëri dy ditë më parë. Ai ndodhet në perimetrin e jashtëm të aeroportit, duke pritur dhe përmes kësaj video të dërguar në ‘Top Channel’, ilustron situatën afër tij.

I pyetur nga “Top Channel” përse nuk është mundësuar nisja drejt Shqipërisë, ai tha: “Dy ditë më parë, talibanët dezinformuan njerëzit përmes rrjeteve sociale, duke thënë se ata që dëshironin të shkojnë në Amerikë, thjesht duhet të paraqiten në aeroport. Më shumë se 200.000 persona u paraqitën në aeroport, duke shkatërruar planin e evakuimit të amerikanëve”.

Mesazhi i shkëmbyer në What’s app me gazetarin e “Top Channel”

Një zyrtar i qeverisë shqiptare, pjesë e operacionit humanitar të sjelljeve të afganëve në Shqipëri, i deklaroi “Top Channel” se: “Jemi në komunikim të vazhdueshëm me Ambasadën Amerikane dhe zyrtarë të Washingtonit. Situata tha ai, është shumë fluide. Nuk jam i sigurt se çfarë do të ndodhë. Besohet të ketë sot një fluturim drejt Tiranës, por nuk është asgjë e garantuar”, theksoi zyrtari i qeverisë shqiptare.

Ian Pannell, korrespondent i çështjeve ndërkombëtare në televizionin amerikan “ABC”, thotë se “në pjesën civile të aeroportit, ka shumë kaos si asnjëherë tjetër. Ata që duhen evakuuar e kanë të pamundur, pasi talebanët në mënyrë të rrezikshme i godasin për t’i larguar. Këto janë dy realitete që po ndodhin këtu”.

Zëvendëssekretarja e Shtetit, Wendy Sherman u tha gazetarëve një ditë më parë se talebanët, në kundërshtim me deklaratat e tyre publike dhe angazhimet e tyre, po bllokojnë afganët që duan të largohen nga vendi.

“Ne kemi parë raporte se talebanët, në kundërshtim me deklaratat e tyre publike dhe angazhimet e tyre ndaj qeverisë sonë, po bllokojnë afganët që duan të largohen nga vendi duke arritur në aeroport”, shtoi ajo.

Ndërsa sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin deklaroi se trupat amerikane janë të fokusuara në mbajtjen e Aeroportit Ndërkombëtar “Hamid Karzai” në Kabul të sigurt.

“Ne do të evakuojmë këdo që mundemi, të evakuojmë. Dhe ne do ta zhvillojmë këtë proces për aq kohë sa të mundemi”, tha ai. /Top Channel

Tags: afganetshqiperitalebanet

TË LIDHURA

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja
Aktualitet

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

22:08 | 13/12/2025
Elisabeta Katiaj humbi jetën në aksident, Spiropali: Samiti i 6-të i Gruas shtyhet në nder të saj
Aktualitet

Elisabeta Katiaj humbi jetën në aksident, Spiropali: Samiti i 6-të i Gruas shtyhet në nder të saj

20:49 | 13/12/2025
Ngordhje masive e shpendëve në Portëz të Fierit, rrezik për shëndetin publik
Aktualitet

Ngordhje masive e shpendëve në Portëz të Fierit, rrezik për shëndetin publik

19:53 | 13/12/2025
Next Post
Talebanët bllokojnë fluturimin e afganëve drejt Shqipërisë

Talebanët bllokojnë fluturimin e afganëve drejt Shqipërisë

Rama flet për mediat italiane: Presim të vijnë 2 deri në 3 mijë afganë

Rama flet për mediat italiane: Presim të vijnë 2 deri në 3 mijë afganë

Ne duam vetëm të na presin, jo të presim

Ne duam vetëm të na presin, jo të presim







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025
U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

09:11 | 09/12/2025




TË FUNDIT

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani
Kosovo

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani

by mirseda
22:41 | 13/12/2025
0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot është pritur në Selinë e Shenjtë, në audiencë nga...

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

22:29 | 13/12/2025
Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit

Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit

22:24 | 13/12/2025
Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

22:08 | 13/12/2025
Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

21:15 | 13/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com