E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

Ishte kthyer nga Greqia, babai i dy fëmijëve ekzekutohet nga djali i xhaxhait

Mëngjesin e sotëm, një sherr për tokën mes disa kushërinjve në fshatin Garunjas të Lushnjes u mbyll me një bilanc tragjik, ku u vra 30-vjeçari Romeo Hasalla dhe u plagosën babai dhe dy vëllezërit e tij.

Kastriot dhe Afrim Hasalla ishin prej kohësh në konflikt me familjen e viktimave për një tokë të mbjellë me ullishte, e cila shkaktoi dhe viktima.

Romeo Hasalla u qëllua për vdekje me armë gjahu nga kushëriri i tij i parë, Kastriot Hasalla. Ky i fundit është shpallur në kërkim për ngjarjen bashkë me të vëllanë, Afrim Hasalla.

Viktima Romeo Hasalla, baba i dy fëmijëve të mitur, kishte dy ditë që ishte kthyer nga Greqia. Sot ai kishte shkuar bashkë me babain dhe vëllezërit për të punuar tokën, por humbi jetën.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 06:15, ku u vra Romeo Hasalla dhe u plagosën babai i tij, Shaip Hasalla dhe dy vëllezërit Emiljano dhe Laert. Në kërkim për ngjarjen policia ka shpallur dy vëllezërit Afrim dhe Kastriot Hasalla, si dhe djalin e këtij të fundit, Mario Hasallën, 20-vjeç.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...