Gazetari i njohur, Artan Hoxha, ka dhënë detaje të tjera lidhur me operacionin “Los Blancos”, ku mes 5 shqiptarëve që bënin pjesë në këtë grup ishte dhe Eldi Dizdari.
I ftuar në emisionin “Opinion”, Hoxha tha se nëse do të ndodhej në Shqipëri, Dizdari nuk do të ishte arrestuar, sepse në vendin tonë ai ishte i paprekshëm.
Më tej, gazetari komentoi edhe lidhjen që Eldi Dizdari kishte në ngjarjen e ndodhur më 4 tetor në Bllok.
“Operacioni është bërë nga prokuroria e Firences dhe më pas janë përfshirë 10 shtete. Nga Firence ka nisur dhe më pas janë ndjekur se ku shkonin fijet. Hetimi është bëra nga shteti italian. Në Shqipëri Eldi Dizdari ishte një person i paprekshëm. Nëse ai do të ndodhej në Shqipëri nuk do të ishte arrestuar. Është fat që ndodhej në Dubai, në Shqipëri autoritetet tona nuk do ta kishin arrestuar.
Në rastin e ngjarjes që ka ndodhur në Bllok më 4 tetor, ku u plagos Ervis Martinaj, Eldi Dizdari është shpallur në kërkim policor, sepse nuk ka qenë i përfshirë direkt në ngjarje. Mes tij ka patur një fërkim me Ervin Mataj dhe Ervis Martini ka ndërhyrë për të shuar këtë konflikt mes tyre. Edhe në makinën që është parë para lokalit në Bllok ku ka ndodhur ngjarja, fillimisht fërkimi ka ndodhur mes Ervin Matës dhe Eldi Dizdarit. Ai kërkohej për zanafillën, por nuk ka qenë i pranishëm në shkëmbimin e zjarrit”, tha ai.