E premte, 23 Tetor, 2020
18 C
Tirana

SHBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit

Më të lexuarat

Ilona Staller, pornostarja që u zgjodh deputete në Itali (VIDEO)

E lindur në vitin 1951 në Hungari, Ilona u rrit nga nëna e saj dhe njerku i saj, një zyrtar i Ministrisë së Brendshme....

Turqia eksporton armë anti-dron në Shqipëri

Një kompani që vepron në qytetin Antalya të Turqisë, armët kundër dronëve të dizajnuar nga inxhinierët turq që i ka prodhuar për Forcat e...

Meta te berberi/ Artan Hoxha i nxjerr foton: Garda e Republikës rrethon zonën

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka publikuar një foto të presidentit Meta i cili ndodhet tek berberi. Fotoja është shkrepur nga larg, dhe kjo për...

Vdes vullnetari që iu injektua vaksina anti-covid e prodhuar nga AstraZeneca

Autoriteti shëndetësor brazilian Anvisa, tha të mërkurën se një vullnetar i cili mori pjesë në një provë klinike të vaksinës COVID-19 të zhvilluar nga...

Plas sherri në studion e ‘Top Channel’, konkurrentët largohen nga emisioni

Puntata e radhës në ‘Përputhen’ ka përfunduar me sherre dhe me largim nga studio të djemve dhe vajzave që kanë shkuar për të gjetur...

“Hetues amerikanë asistojnë në çështjet e SPAK dhe BKH”, flet Yuri Kim

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka shprehur edhe një herë mbështetjen e SHBA ndaj institucioneve të dala nga reforma në drejtësi. Ajo u shpreh se...

Ja cila grupmoshë po infektohet më shumë me Covid-19

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, dr. Skënder Brataj, pohoi se virusi ka pësuar mutacion gjatë gjithë këtyre muajve, dhe tani shfaqet me simptoma të ndryshme...

E akuzuan për vrasjen e Remzi Hoxhës, reagon ashpër Sali Berisha

Ish kryeministri, Sali Berisha i është përgjigjur akuzave të familjarëve të biznesmenit të njohur Remzi Hoxha. Ai ka hedhur poshtë akuzat se ka gisht...

“Muajt e ardhshëm do jenë të vështirë”, Mitsotakis: Nga e shtuna me kufizime

Jo vetëm Italia, por edhe Greqia vijon me shifra të frikshme të të infektuarve. Masa të tjera do të hyjnë në fuqi, duke kufizuar...

“Pas 10 ditësh del dhe nuk infekton të tjerët”/Epidemiologu jep lajmin e mirë

Epidemiologu Ilir Alimehmeti, në një lidhje ‘Skype’ në ‘Wake Up’ në Top Channel, sqaroi udhëzimin më të fundit nga ekspertët e shëndetit, i cili...

Shtetet e Bashkuara po vendosin sanksione të reja gjithpërfshirëse ndaj Iranit për të frenuar kërcënimet bërthamore, me raketa dhe armë konvencionale, pasi Uashingtoi pohoi se embargoja e armëve nga Kombet e Bashkuara kundër Iranit ishte rivendosur për një kohë të pacaktuar të shtunën.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien, tha të hënën se administrata e Presidentit Donald Trump po vendos sanksione të reja dhe masa kontrolli eksporti ndaj 27 entiteteve dhe individëve të lidhur me programin e armëve bërthamore të Iranit.

Një urdhër ekzekutiv i Shtëpisë së Bardhë përcakton planet për të bllokuar pronën e individëve të përfshirë në transferimin e materialeve për armët dhe pajisjet ushtarake në Iran dhe jashtë tij. Departamenti i Shtetit dhe Departamenti i Thesarit po ashtu shpjegojnë se si individët dhe bizneset e huaja do të penalizohen për shkelje.

Organizata e Industrisë së Mbrojtjes së Iranit (DIO) dhe drejtuesi i saj, Mehrdad Akhlaghi-Ketabchi si dhe Presidenti Nicolas Maduro i Venezuelës janë mes atyre ndaj të cilëve vihen sanksione.

“Për afro dy vite, zyrtarë të korruptuar në Teheran kanë punuar me regjimin e paligjshëm në Venezuelë për të shmangur embargon e armëve të Kombeve të Bashkuara. Veprimet tona sot janë një paralajmërim që duhet të dëgjohet në të gjithë botën. Pavarësisht se kush je, nëse shkel embargon e armëve të Kombeve të Bashkuara ndaj Iranit, rrezikoni sanksione”, tha Sekretari i Shtetit Mike Pompeo përkrah zyrtarëve të tjerë të lartë amerikanë të ekipit të sigurisë kombëtare të Presidentit Trump të hënën gjatë një konference shtypi në Departamentin e Shtetit.

Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin tha: “Çdo institucion financiar që me vetëdije lehtëson një transanksion të rëndësishëm për këta individë ose entitete ekonomike mund të jetë objekt i sanksioneve të Shteteve të Bashkuara.”

Të shtunën vonë, Shtetet e Bashkuara pohuan se të gjitha sanksionet e Kombeve të Bashkuara të lehtësuara ose hequra si rezultat i marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, që njihet shkurtimisht si JCPOA, janë vëndosur përsëri dhe duhet të zbatohen nga vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara.

Lexo edhe :   Lavanderi, salla bilardoje/Qendrat më të pazakonta të votimit në SHBA
Lexo edhe :   Lavanderi, salla bilardoje/Qendrat më të pazakonta të votimit në SHBA

Por Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres tha se OKB nuk do të ndërmarrin ndonjë veprim, “në pritje të sqarimit nga Këshilli i Sigurisë”, nëse saksionet që janë hequr duhet të rivendosen.

Kina dhe Rusia kanë refuzuar në mënyrë të prerë qëndrimin amerikan, ndërsa Britania, Franca dhe Gjermania, që njihen si E3, thanë se njoftimi amerikan nuk kishte efekt juridik.

Zyrtarët amerikanë thanë se individët dhe kompanitë, përfshi bankat evropiane që ndihmojnë Iranin në shkelje të këtyre sanksioneve të gjera të Kombeve të Bashkuara, do të ndëshkohen.

“Nëse një bankë evropiane do të financonte një shitje armësh Iranit ose për Iranin, absolutisht, ajo do të sanksionohej”, tha për gazetarët Elliot Abrams, i dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Iranin dhe Venezuelën.

“Nuk do të futem në detaje në lidhje me afatet, por duket qartë drejtimi në cilin Irani dëshiron të shkojë”, tha Abrams kur u pyet në lidhje me një raport nga agjencia e lajmeve Reuters që citon zyrtarë amerikanë të kenë thënë se Irani mund të ketë materiale të mjaftueshme për një armë bërthamore deri nga fundi i vitit.

Raporti po ashtu tha se Teherani ka rifilluar bashkëpunimin për raketa me rreze të gjatë veprimi me Korenë e Veriut.

Zoti Abrams u tha gazetarëve se Shtetet e Bashkuara janë shumë të shqetësuara rreth bashkëpunimit të Iranit me Korenë e Veriut dhe se Uashingtoni do të ndjekë me shumë kujdes dhe do të bëjë gjithçka për ta parandaluar atë./VOA/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Të dielën ndryshon ora, akrepat shkojnë 60 minuta pas

“Ora diellore” do të hyjë në fuqi orët e para të së dielës, më 25 tetor. Në orën 02:00, akrepat e orës do të spostohen...

Ikën ditët me diell, ja si do jetë moti në fundjavë

Ditëve të bukura me mot të kthjellët dhe diell, duket se u vjen fundi gjatë kësaj fundjave. Mbi vendin tonë do të ndikojnë kushte...

Matematika e kryeministrit që tallet me sakrificën e qytetarëve

Nga: Klodian Tomorri Degjova nje replike te kryeministrit Edi Rama me kolegen Marsela Karapanço te A2 CNN, e cila ne fakt ishte nje fyerje ndaj...

Covid/ Pse mbyllja e shkollave, ka pasoja shumë të rënda

Nga: Fabio Sabatini “Internazionale” A është mbyllja e shkollave, mënyra e duhur për t’u përballur me pandeminë aktuale? A janë përfitimet e mbylljes së tyre...

Skandali i dhënies së nënshtetësive/Meta: Shpifje të sponsorizuara

Presidenti ka folur nga Korça, për ngjarjet politike. Meta i ka konsideruar si “shpifje të sponsorizuara”, akuzat e ngritur ndaj tij për dhënien e...