Një aksident është shënuar ditën e sotme në Lezhë, teksa një makinë policie ka dalë nga rruga pasi shoferi humbi kontrollin.
Bëhet me dije se Policia po ndiqte një person të shpallur në kërkim, i cili u largua me një mjet. Policia iu vu në ndjekje por si pasojë e shpejtësisë së lartë makina ka dalë nga rruga.
Raportohet se brenda në makinë kanë qenë disa efektivë, të cilët kanë përfunduar në spital me dëme të lehta. Ndërkohë, shtetasi që ata po ndiqnin ka arritur t’ia mbathë.