E hënë, 6 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

“Ishim miq, s’kisha arsye ta vrisja”, vëllezërit kërkojnë lirinë

Biznesmeni Rruzhdi Hoxha u gjet i ekzekutuar, me dy plumba në Qafë Mollë në Dajt, ku trupi iu hodh në një humnerë dhe ishte mbuluar me gurë. Fredi Rrushi, i kërkuar nga Interpol Roma për “trafik droge”, akuzohet se vrau biznesmenin Rruzhdi Hoxha dhe më pas e fshehu trupin e tij pas malit të Dajtit, në Qafë Mollë. E ndërsa i vëllai i tij, për “bashkëpunim”, për fshehjen e krimit dhe zhdukje të provave.

Tashmë Fredi Rrushi kërkon lirinë në Gjykatën e Apelit. Ai akuzohet për rrëmbimin dhe vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha. Rrushi argumenton se nuk ka lidhje me ngjarjen, dhe për këtë arsye kërkon që të lërë qelinë. Po sipas tij, me 43-vjeçarin kanë qenë shok dhe s’ka pasur asnjë arsye për të kryer krimin.

Lirim në Apel ka kërkuar edhe vëllai i tij Pajtim Rrushi, duke mohuar që të ketë lidhje me këtë ngjarje. Gjykata e Apelit ende nuk ka caktuar datë, se kur do të mbahet seanca.

Biznesmeni Hoxha, pasi është rrëmbyer është dhunuar fizikisht, më pas është ekzekutuar me dy plumba në Qafë Mollë në Dajt. Trupi i të ndjerit u hodh në një humnerë, dhe më pas u mbulua me gurë e gjethe për të mos u gjetur. Autorë të kësaj ngjarje dyshohet se janë shokët i tij, Fredi Rrushi dhe vëllai i tij Pajtim Rrushi, 42 vjeç, si bashkëpunëtor në krim, të cilët janë lënë pas hekurave.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E shkarkuat Bashën, e pastaj …?

Nga: Artur Ajazi Foltoristët dhe kryetari i tyre Sali Berisha, po numurojnë me padurim të madh, sa ditë dhe sa orë, kanë mbetur deri ditën...

Dy raste me Omicron në Greqi

Me variantin Omicron u diagnostikuan dy rastet e dyshimta që ishin futur në mikroskopin e studiuesve të Greqisë. Bëhet fjalë për dy shtetas që kishin...

Ne përmbytemi rregullisht, e nuk vëmë mend nga asnjë fatkeqësi

Nga: Mentor Kikia Ka ndryshuar klima o budallenj! Duhet të ndryshojmë dhe ne, ndryshe do të ngordhim. Vetëm pas një jave me reshje, vjen paralajmërimi i...

Jean Todt mbështet ndërtimin e automotoparkut në Elbasan

Më herët, kreu i DPSHTRR Blendi Gonxhe njoftoi se në Elbasan do të ndërtohet automotoparku i parë në Shqipëri, për të mundësuar edhe zhvillimin...

Nipi i deputetit me shokët në Dubai, Rrahman Rraja: Kam tre muaj pa folur me të

Deputeti socialist, Rrahman Rraja, ka reaguar për ngjarjen e zbardhur sot nga Policia e Lezhës ku i përfshirë në grabitjen me armë ishte nipi...