Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Ish-shoferi i Konsullatës së Kosovës në Nju Jork akuzohet për trafikim armësh, droge dhe pastrim parash

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha

Ish-shoferi i Konsullatës së Kosovës në Nju Jork është mes 8 të pandehurve të akuzuar për pastrim parash.

Sipas akuzave të ngritura kundër tij në një gjykatë në Bruklin të martën, ai gjithashtu drejtonte një operacion fitimprurës si kontrabandues armësh, trafikant droge dhe pastrues parash, ndërsa mbante lidhje me Cosa Nostra dhe me figura shqiptare të krimit të organizuar në Nju Jork dhe Republikën Çeke.

Hetimet u kryen nga agjencia amerikane kundër drogave DEA. Sipas dëshmisë së zyrtarit të DEA Gary Bailey, përgjimet e të akuzuarve janë bërë përmes tre informatorëve, të identifikuar si CS-1, CS-2 dhe CS-3, të tre individë me të kaluar kriminale, por që kanë pranuar të bashkëpunojnë me autoritetet.

Sipas dokumenteve hetimore që ka parë Zëri i Amerikës, përgjimet kanë filluar në muajin tetor të vitit 2016 dhe kanë vazhduar të paktën deri në fund të muajit maj 2017.

Zyrtarët amerikanë janë shprehur se autoritetet arritën të bllokojnë një trafikim armësh të lidhur me Kosovën dhe se provat do t’i paraqiten së shpejti një jurie të madhe.

Ata thanë se këto prova tregojnë përfshirjen e ish-shoferit të Konsullatës së Kosovës në Nju Jork, Albert Veliu, në një skemë që rezultoi në përpjekje për shitje armësh.

Autoritetet amerikane thanë se 34-vjeçari Albert Veliu, ish-shoferi i Konsullatës së Kosovës në Nju Jork, ndodhet i ndaluar nga autoritetet, të cilat thanë se atij i është mohuar lirimi me kusht.

Sipas prokurorëve, ai është njëri ndër disa persona të akuzuar në lidhje me një skemë për pastrim parash. Emrat e të tjerëve janë: Dilber Kukic, Ekram Sejdija, Xhevat Gocaj, Agim Rugova dhe Alban Veliu.

Siç rezulton nga përgjimet, Veliu ishte përfshirë në një skemë për nxjerrje parash me kërcënim, pastrim parash dhe trafikim droge, e cila në fund rezultoi në shitje armësh.

Sipas prokurorëve federalë, Albert Veliu ndërmjetësoi shitjen e një rakete antitank dhe të pesëmbëdhjetë pushkëve AK-47 në Kosovë, që përfunduan në duart e agjentëve federalë amerikanë.

Hetimet filluan kur një informator u tha agjentëve se një person me emrin Christopher Curanovic, po i bënte presion Veliut që t’i kthente një borxh prej 40 mijë dollarësh. Operacioni filloi në tetor të vitit të kaluar dhe ka përfshirë një sërë bisedash të regjistruara.

Zyrtarët thonë se Veliu, Curanovic dhe një tjetër bashkëpunëtor i Koza Nostrës me emrin Noterile, krijuan një skemë për pastrim parash që do të mundësonte pagimin e borxhit.

Zyra e Prokurorisë së Distriktit Lindor të Nju Jorkut vuri në dispozicion të Zërit të Amerikës një transkript me biseda të regjistruara nga agjentët, ku të akuzuarit flasin për fatura të sajuara që do t’i ndihmonin për të pastruar para.

Në një prej regjistrimeve p.sh., në 3 shkurt të këtij viti, mes informatorit CS-2 dhe Albert Veliut në një restorant në Nju Jork, Veliu pohon se vjehri i tij është një prej drejtuesve të një grupi të krimit të organizuar shqiptar në Çeki dhe se ai mund të transportonte sasi të mëdha parash përmes Çekisë ose vendeve të tjera të Evropës Lindore që të hynin më pas si para të pastra në Amerikë.

Po ashtu Veliu i premton informatorit se mund ta vinte në kontakt me një burim furnizimi marihuane. Veliu po ashtu i thotë informatorit se është kushëri me Alex Rudajn, një figurë e njohur e krimit të organizuar shqiptar në Nju Jork, aktulaisht i dënuar me 27 vjet.

Dhe sipas zyrtarëve, nga tetori i vitit të kaluar, grupi arriti të pastrojë rreth 800 mijë dollarë që kishin rezultuar nga shitja e drogës.

Veç kësaj, Albert Veliu informoi një burim konfidencial të Agjencisë së Antidrogës (DEA) se ai kishte qasje tek armët e zjarrit në Kosovë. Sipas zyrtarëve, Veliu shfrytëzoi lidhjet e tij për të ndërmjetësuar shitjen e më shumë se dhjetë kallashnikovëve AK-47 dhe një arme antitank M-80 “Zolja” e pajisur me një raketë 64 milimetërshe.

Autoritetet amerikane patën bashkëpunimin e Forcës Policore të Kosovës për zbulimin e këtij operacioni.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha është se gjatë aksionit në Kosovë u arrestuan katër persona të lidhur me grupin.

Ndërsa Ministria e Jashtme e Kosovës, bëri të ditur se Albert Veliut, është ndërprerë marrëdhënia e punës me konsullatën në Kosovë.

Në deponimin e autoriteteve në Gjykatë për të kërkuar arrestimin e të pandehurve, prokurorët theksojnë se nuk i kanë bërë të ditura të gjitha faktet nga hetimi, por vetëm aq sa mund të duhen për të justifikuar arrestimin e tyre.

Tags: Albert VeliuDrogekosoveNju Jorktrafik

TË LIDHURA

Shqipëria në krye të CEFTA-s, fokusi te lehtësimi i tregtisë dhe forcimi i bashkëpunimit rajonal
Aktualitet

Shqipëria në krye të CEFTA-s, fokusi te lehtësimi i tregtisë dhe forcimi i bashkëpunimit rajonal

20:14 | 03/03/2026
Punëtori bie nga lartësia në Gjirokastër, dërgohet me urgjencë në spital
Aktualitet

Punëtori bie nga lartësia në Gjirokastër, dërgohet me urgjencë në spital

19:07 | 03/03/2026
Emërohet kryetari i ri i Degës Doganore Fier, Eridjol Xhafa merr detyrën
Aktualitet

Emërohet kryetari i ri i Degës Doganore Fier, Eridjol Xhafa merr detyrën

18:51 | 03/03/2026
Next Post

ANALIZA/Ndikimi rus mbi lirinë e informacionit në Ballkan

(VIDEO) Tiranë, banorët përplasen me ndërtuesit, shembin rrethimin dhe nuk lejojnë prishjen e lulishtes

Gjykata Penale e Maqedonisë mban nën ankth ish-kryeministrin Nikolla Gruevski







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

13:09 | 02/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Pasardhësi i Khameneit, djali i tij/ Mojtaba Hosseini, u zgjodh udhëheqës i Iranit
Bota

Pasardhësi i Khameneit, djali i tij/ Mojtaba Hosseini, u zgjodh udhëheqës i Iranit

by mirseda
22:36 | 03/03/2026
0

Djali më i madh i Ajatollah Ali Khameneit, Mojtaba Hosseini Khamenei një politikan, klerik iranian u zgjodh...

Izraeli: Goditëm një bazë iraniane të lidhur me programin bërthamor

Izraeli: Goditëm një bazë iraniane të lidhur me programin bërthamor

22:08 | 03/03/2026
Irani sulmon konsullatën amerikane në Dubai me dron, nuk raportohet për të lënduar

Irani sulmon konsullatën amerikane në Dubai me dron, nuk raportohet për të lënduar

21:22 | 03/03/2026
Lufta në Iran/ Ronaldo qëndron në Arabinë Saudite? Por avioni privat ulet në Madrid

Lufta në Iran/ Ronaldo qëndron në Arabinë Saudite? Por avioni privat ulet në Madrid

21:09 | 03/03/2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit

20:51 | 03/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com