Është prezantuar kryetari i ri i Degës Doganore Fier, z. Eridjol Xhafa, i cili merr detyrën në një moment që kërkon vijimësi në arritjet e deritanishme dhe një angazhim të shtuar për përmirësimin e proceseve të punës.
Gjatë prezantimit, u shpreh mirënjohje për z. Kosta Vjero për kontributin dhe punën e tij në drejtimin e kësaj dege doganore.
U theksua se Dega Doganore Fier ka një rol të rëndësishëm në mbledhjen e të ardhurave dhe në garantimin e zbatimit korrekt të legjislacionit doganor. Kryetarit të ri iu kërkua një qasje e vendosur për forcimin e kontrollit, rritjen e performancës administrative dhe konsolidimin e standardeve të ligjshmërisë, transparencës dhe përgjegjshmërisë.
Sipas mesazhit të përcjellë, vetëm përmes një pune të koordinuar dhe të bazuar në meritë mund të rritet besimi i biznesit dhe qytetarëve ndaj administratës doganore.















