Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Ish-kandidat për president/ Kush është Zef Mazi, kryenegociatori për anëtarësimin në BE

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ish-kandidat për president/ Kush është Zef Mazi, kryenegociatori për anëtarësimin në BE

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar kreun e grupit negociator, Zef Mazin dhe detyrat që grupi i drejtuar prej tij do ketë. Mazi do të shërbejë si kryenegociatori i Shqipërisë në Bruksel për anëtarësimin në BE.

Mirëpo kush është Zef Mazi?

Zef Mazi ka lindur më 27 janar 1956, në Tiranë. Ai është ish-diplomat shqiptar i karrierës i cili, që nga viti 2011, shërben si Asistent Special për Strategjinë e Drejtorit të Përgjithshëm te Agjencinë Ndërkombëtare e Energjisë Atomike. Në këtë funksion ai ka qenë i ngarkuar për formulimin, planifikimin dhe zbatimin e strategjisë për të gjithë Agjencinë, si dhe për menaxhimin e risqeve dhe të dijeve.

Ai ka qenë Ambasador i Republikës të Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, si dhe në Republikën e Irlandës (2007-2011). Para kësaj, Zef Mazi ka qenë Ambasador dhe Përfaqësues i Përhershëm i Shqipërisë në Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Vjenë, në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (ANEA), në Organizatën për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE), në Organizatën për Zhvillimin Industrial të Kombeve të Bashkuara (UNIDO), në Organizatën për Ndalimin e Plotë të Provave Bërthamore (1992-1997 dhe 2002-2007, respektivisht). Ai ka qenë kryetar i Forumit për Bashkëpunim për çështjet e Sigurisë së OSBE (2003), dhe ka shërbyer edhe në Sekretariatin e OSBE-së dhe të ANEA-s (1998-2002).

Mazi ka qenë kryetar në Detyrë Misioni në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Austri dhe në Konfederatën Zvicerane (1991-1992). Para kësaj, ai ka shërbyer në Departamentin e Bashkëpunimit Shumëpalësh të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë në Tiranë, i ngarkuar për KSBE-në, si dhe anëtar i delegacionit të përhershëm të Shqipërisë në negociatat për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë (1989-1991).

Ai ka shërbyer edhe si shef i zyrës së marrëdhënieve me jashtë të Drejtorisë së Përgjithshme të PTT-së (1987-1989), si dhe përkthyes/editor në Shtëpi Botuese dhe, në të njëjtën kohë, lektor i jashtëm në Universitetin e Tiranës (1978-1988) dhe folës ne Radio Tirana Shërbimi në gjuhë të huaja (1975-1985).

Zef Mazi ka qenë kandidat për president në zgjedhjet presidenciale në Shqipëri (2002), si dhe kandidati zyrtar i Shqipërisë për postin e Sekretariat të Përgjithshëm të OSBE-se (2005).

Tags: anetaresimibeedi ramakryenegociatorZef Mazi

TË LIDHURA

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

22:32 | 24/01/2026
Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve
Politikë

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë
Politikë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Next Post
Aplikacioni italian për gjurmimin e COVID-19 do funksionojë dhe jashtë vendit

Aplikacioni italian për gjurmimin e COVID-19 do funksionojë dhe jashtë vendit

Skandali “Zhvatja”/ Jepet masa e dënimit për “Boki 13” dhe kryeprokuroren speciale

Skandali “Zhvatja”/ Jepet masa e dënimit për “Boki 13” dhe kryeprokuroren speciale

Bashkia e Shkodrës “çon” në Prokurori IKMT-në dhe drejtorisë vendore të policisë

Bashkia e Shkodrës “çon” në Prokurori IKMT-në dhe drejtorisë vendore të policisë







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

by mirseda
22:32 | 24/01/2026
0

Deputeti i PD-së, Eno Bozdo me një reagim në rrjetet sociale ka akuzuar policinë se ka tejkaluar...

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

21:20 | 24/01/2026
Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

20:42 | 24/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com