Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, i pranishëm si çdo ditë në protestën e Unazës së Re, tha se krimi ka kapur këtë qeveri. Ai po kështu u ndal dhe në grabitjen në Rinas, duke i cilësuar arrestimet si shfaqje të shëmtuara.
“Kjo qeveri është kapur nga krimi dhe oligarkët. Këta bashkëpunojnë me krimin, dhe oligarkët. Këta bashkëpunojnë me lloj-lloj kriminelësh. Ju bëni filma.
Ju vetëm filma dini të bëni. Edhe për grabitjen në Rinas, arrestohen dy veta në servise, duke dhënë spektakël, sepse nuk kapni dot ata të vërtetët. Sepse bashkëpunoni e nuk mundeni. Por tani është koha e qeveritarëve, dhe furia e tyre do iu rrëzojë. Nuk ka Lal dhe Llesh që na ndal”, tha Balliu.