Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda ka refuzuar kërkesën e ndryshimit të masës së sigurisë për dy ish-deputetët e PS, Arben Ndoka dhe Arben Çuko.
Për rrjedhojë, dy ish-deputetët socialistë mbeten në ‘arrest shtëpie’.
Ndërkohë avokati i Arben Ndokës, Maks Haxhia ka theksuar se ka apeluar vendimin për sekuestron e pronave në emër të familjes Ndoka. Sipas tij, nuk ka asnjë metër tokë në emër të Arben Ndokës.