Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Irani injoron sanksionet e SHBA-ve

9 vjet ago
in Bota, Të Gjitha

Irani i ka dënuar sanksionet e reja të miratuara nga Kongresi në SHBA, për programin e tij të raketave, mirëpo ka premtuar se do ta vazhdojë atë.

“Ne do të vazhdojmë me fuqi të plotë programin tonë të raketave”, është cituar të ketë thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Bahram Ghasemi për një televizion të kontrolluar nga shteti.

“E dënojmë këtë veprim armiqësor dhe të papranueshëm”, ka thënë ai për sanksionet.

Ghasemi ka thënë se Teherani i konsideron masat e SHBA-së si “armiqësore, të dënueshme dhe të papranueshme”, duke shtuar se “këto janë përpjekje për të dobësuar marrëveshjen bërthamore”.

Sipas marrëveshjes së vitit 2015 të SHBA-së dhe fuqive të tjera botërore, Irani duhet të limitojë aktivitetet bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Irani konsideron se testimi i raketave nuk e shkel marrëveshjen, pasi aksione të tilla po bëhen për qëllime të vetëmbrojtjes.

“Ushtria dhe fusha bërthamore janë çështje të politikës sonë të brendshme, dhe të tjerët nuk kanë të drejtë të ndërhyjnë apo të komentojnë rreth tyre”, ka shtuar Ghasemi.

Legjislacioni i sanksioneve, i cili përfshin edhe Rusinë dhe Korenë Veriore, është miratuar nga Senati i SHBA-së.

Legjislacioni ri parasheh dënime të detyrueshme për njerëzit që janë të përfshirë në programin e raketave balistike të Iranit, dhe për secilin që bashkëpunon në këtë drejtim.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee Sanders, ka thënë se presidenti amerikan Donald Trump do ta nënshkruajë legjislacionin për t’i kthyer sanksionet në ligj.

Ndaras prej këtij vendimi, Departamenti i Thesarit në SHBA, i ka vënë sanksione kompanisë industriale iraniane, Shahid Hemmat (SHIG), e cila konsiderohet si “qendra” e Teheranit për programin e raketave balistike.

Ky vendim erdhi si përgjigje të atyre që Thesari i ka konsideruar si “vepra të vazhdueshme provokative” nga ana e Iranit.

“Qeveria e SHBA-së do të vazhdojë të kundërshtojë aktivitetin e raketave balistike të Iranit”, ka thënë Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin.

Mnuchin ka thënë se sanksionet “theksojnë shqetësimet e thella të SHBA-së rreth zhvillimeve në Iran, sa i përket raketave balistike dhe sjelljeve të tjera provokative”, shkruan REL.

Më 28 korrik, Britani e Madhe, Franca dhe Gjermania i janë bashkuar SHBA-së, për të dënuar lansimin e një rakete nga Irani me kapacitet të bartjes së një sateliti dhe kanë paralajmëruar se një veprim i tillë është në kundërshtim me rezolutën e OKB-së, dhe shkel marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

Përmes një deklarate të përbashkët, ata i kanë bërë thirrje Iranit të ndalojë zhvillimin e raketave që kanë kapacitet të bartin koka bërthamore dhe kanë “ndikim destabilizues në rajon”

Tags: Donald TrumpIranisanksionetSenatiSHBA

TË LIDHURA

Bota

Putin: Paqja në Ukrainë mund të arrihet shpejt nëse të dyja palët bëjnë kompromis

20:39 | 04/06/2026
Bota

Katër cisterna iraniane thyejnë bllokadën, transportojnë 7 milionë fuçi naftë përmes Hormuzit

18:11 | 04/06/2026
Bota

Rusia kamuflon mjetet ushtarake me vija si zebra për të ngatërruar dronët ukrainas

16:15 | 04/06/2026
Next Post

Shkodër, Voltana Ademi pezullon tenderin e druve. Përjashton pa shkak nga gara ofertuesit e parë. Në lojë hyn një operator tjetër (DOKUMENTET)

Flini lakuriq, ja si ndikon në shëndet

Polonia në “telashe”, BE-ja nis veprim ligjor kundër reformave të drejtësisë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

by mirseda
23:10 | 04/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qarkun e Vlorës në fshatin Sevaster, ku...

Zyrtare/ Andoni Iraola emërohet trajner i Liverpoolit

22:45 | 04/06/2026

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026

47-vjeçari i dënuar me 25 vite burg gjendet i pajetë në institucionin e vuajtjes së dënimit

21:36 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com