“Në Forte dei Marmi, më ndalon një banakier:” President, na duhet vetëm një lojtar. Ai që do t’i japë ekipit dorën e fundit në mes të fushës. Sneijderi.” Më foli me një forcë të tillë bindëse sa që unë, telefonova më pas Brankën duke i kërkuar që të fliste me Murinjon. Branka më mori përsëri dhe tha që Murinjo kishte thënë: “Ndoshta”. Dhe filluam me negociatat, të cilat u ndihmuan nga fakti që Sneijder nuk mund të gjente hapësira te Reali. Nuk nuk e pashë më kurrë atë banakierin. Doja ta falënderoja … “
(Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit)
“… Çuditërisht, Uesli Sneijder vjen në Milano: i vogël, i shpejtë, i shqetësuar, ende jo aq i famshëm … Me Real Madridin ai luajti 52 ndeshje dhe shënoi 11 gola, por doli i dobët nga klubi spanjoll dhe dëshironte t’i tregonte botës se ishte një kampion: kur Moratti dhe Murinjo i dhanë mundësinë, ai fluturoi për në Milano dhe përgatiti hakmarrjen kundër “Merengues” …
Sneijder bëri debutimin e tij në një derbi të pazakontë gushti kundër Milanit. Tifozët më të painformuar ende pyesnin: “Kush është ai djalë i vogël atje?”. Aty lëshon një predhë nga tridhjetë e pesë metra që portieri Storari mezi e shpëtoi… “
(Havier Zanetti)
Një nga lojtarët vendimtar në tripletën e Interit. Erdhi prej idesë së një banakieri, menjëherë hyri në fushë në derbin me Milanin dhe direkt u bë epiqendra e veprimeve të skuadrës së Murinjos.
Sot Uesli Sneijder feston 37 vjetorin./Tirana Today