Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Integrimi në BE/Rama gati të bëjë çmendurinë e radhës me Shqipërinë

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Integrimi në BE/Rama gati të bëjë çmendurinë e radhës me Shqipërinë

Kur bëhet fjalë për të fituar pushtet dhe për të rrahur gjoksin për arritje të pamerituara Edi Rama ashtu siç do paraardhës i tij është gati të bëjë gjithçka.

Edi Rama mund ta shpejtojë integrimin e vendit në BE, por me një kosto të madhe nga pas.

Pas vizitës së tij në Austri, kryeministri i vendit në takimin me kancelarin austriak i dha garanci këtij të fundit se Shqipëria do të jetë vendqëndrimi dhe grumbullimi i emigrantëve që vijnë nga Lindja e Mesme, shkruan Tirana Today.

Duke iu referuar faktit se Maqedonia, Hungaria dhe së fundmi edhe Mali i Zi po ndërtojnë mure për të penguar hyrjen e paligjshme të emigrantëve që vijnë nga Siria, Iraku, Palestina etj., Shqipëria mund të bëhet vendi i grumbullimit të tyre, duke shërbyer si pengesë për hyrjen e tyre në vendet e Bashkimit Evropian.

Këtë gatishmëri kryeministri Rama e ka treguar edhe një intervistë që ka dhënë për televizionin gjerman ARD, me degën e tij në Vjenë.  

Në këtë intervistë kryeministri konstaton se në janarin e këtij viti Shqipërinë e kanë përshkruar rreth 162 refugjatë të paligjshëm, ndërsa në muajin e kaluar rreth 3 mijë të tillë.

Sipas ARD-së, Rama në takimin me kancelarin austriak Sebastian Kurz ka diskutuar për bashkëpunimin në këtë drejtim, duke qenë se Austria nuk dëshiron të jetë më vendi që grumbullon emigrantët për t’i shpërndarë më pas në vendet e tjera të BE-së. Këtë rol me sa duket do t’ia kalojnë Shqipërisë, e cila do të përmbytet nga numri i lartë i emigrantëve që vijnë nga Lindja e Mesme.

Rama e cilësoi si shqetësues këtë fenomen. Ndërsa theksoi se nuk duhen përsëritur gabimet e vitit 2015. Ai saktësoi gjithashtu se Evropa duhet të përgatitet përpara se situata të përkeqësohet më tej.

Kurz dhe Rama po shohin të dy një rrugë të re shpëtimi, e cila mendohet të jetë ajo që Shqipëria të mbajë barrën më të madhe të emigrantëve për të ndaluar kalimin e tyre në Greqi dhe më pas drejt Austrisë apo vendeve të tjera të BE-së.

“Emigrimi ilegal është një kërcënim. Ne jemi duke e shqyrtuar nga afër, muaj pas muaji. Për momentin jemi të kënaqur. Kemi një rritje prej vitit të kaluar. Numri nuk është aq shqetësues për gjithë Evropën, por që mund të shndërrohen në shqetësues për vetë Evropën. Ne duhet që të mos përsërisim gabimet e vitit 2015 dhe duhet të jemi parandalues. Këtë e diskutova edhe me kancelarin austriak këtu, në mënyrë që të ndërtojmë një bashkëpunim në mënyrë që “filmi” i 2015 të mos përsëritet”, u shpreh Rama.  

Rama foli edhe për gardhet që kanë ngritur Maqedonia dhe Hungaria dhe së fundmi Mali i Zi.

“Nuk besoj tek ngritja e gardheve. Unë besoj tek bashkëpunimi midis shteteve dhe njerëzve. Nëse këto gardhe që lidhen me bashkëpunimin midis njerëzve janë qepur aq mirë, jo vetëm për të mbrojtur kufijtë por edhe për të respektuar dinjitetin e njerëzve”, u shpreh ai.Vetë kancelari austriak pas takimin me kreun e qeverisë shqiptare, e falënderoi këtë të fundit për bashkëpunimin që do të japë në kuadër të bashkëpunimit kundër emigracionit ilegal.  

“Folëm për emigracionin ilegal, ne po përjetojmë në Ballkan një rrugë të re të emigracionit, kontrabandistët përpiqen ti marrin njerëzit nga Greqia përmes Shqipërisë për t’i dërguar në Evropë. Duhet të luftojmë kundër kësaj rruge. Shifrat e refugjatëve po rriten duhet t’i trajtojmë që tani, përpara se të bëhen shumë të mëdha si në 2015. Dëshiroj ta falënderoj Ramën, që në Shqipëri është gatishmëria për të luftuar emigracionin ilegal. Shqipëria ka nevojë dhe e ka merituar edhe mbështetjen tonë. Rama më kërkoi ta mbështes dhe unë i kam premtuar mbështetje financiare për Shqipërinë dhe vendet e tjera që janë në rrugën e re të Ballkanit për të luftuar emigracionin ilegal”, theksoi Sebastian Kurz.

SAMITI I SOFJES

A prisnit më shumë nga ky samit lidhur me një datë fikse për hapjen e negociatave?

Edi Rama: Jo, aspak. Nuk prisja gjë sepse e dija që e ku ishim, ku jemi dhe ku do shkojmë. Kështu që e dija që nuk ishte momenti për të kërkuar një gjë të atillë, por ishte çasti për të vijuar për të luftuar. Nuk është koha për të kërkuar asgjë që ka lidhje me një datë konkrete.

 A do të preferonit një datë fikse?

Edi Rama: Ne nuk jetojmë në një botë ku ne mund të adresojmë preferenca lidhur me gjëra që janë të pamundura. Ne jetojmë në një botë ku gjërat mund të bëhen të mundura. Ajo që do të preferoja është irrelevante. Ajo që është e rëndësishme është se Shqipëria e meriton që t’i hapen negociatat dhe për këtë ka një rekomandim të qartë nga ana e Komisionit Evropian dhe nuk e kuptoj se si kjo makineri (BE) që paguhet me miliarda që të bëjë raporte të sfidohet në mënyrë aspak objektive. E di që shumë vende kanë problemet e tyre të brendshme por unë besoj fort në shpirtin e Evropës. Dhe shpirti i Evropës ka një qasje të drejtë dhe strikte. Shpresoj që kjo të mos përfundojë në mënyrë të padrejtë.

Integrimi

Sa i përket hipotezës nëse negociatat do të hapen gjatë Presidencës Austriake të Këshillit të BE-së, Sebastian Kurz u përgjigj se ai nuk mund të jepte një përgjigje të sigurt për këtë. “Shqipëria është ajo që ka deklaruar vetë edhe Komisioni Evropian në rekomandimin e tij. Ndaj mendoj se kjo është ajo që ka rëndësi”,  tha më tej kancelari.

Mbështetja austriake

Edi Rama: Austria ka qenë dhe mbetet një avokate e Ballkanit Perëndimor. Gjithmonë ka qenë e drejtë dhe luajale me ne. Është një nga mbështetësit tanë të mëdhenj. Austria është një vend ku vijmë të shpjegohemi dhe të kërkojmë ndihmë./PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: bebëjëçmendurinëintegrimiradhësRama gatiShqipërinë

TË LIDHURA

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

22:37 | 14/02/2026
ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese
Aktualitet

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali
Aktualitet

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Next Post
Kina po frikëson fqinjët, vendos raketat e saj në det

Kina po frikëson fqinjët, vendos raketat e saj në det

E goditi hemorragjia cerebrale, por Sir Alex fiton gjithmonë

E goditi hemorragjia cerebrale, por Sir Alex fiton gjithmonë

“Gjykata Speciale”/Thaçit i hyn frika në palcë: Padrejtësi historike për Kosovën

“Hashim Thaçi, e keqja më e madhe e Kosovës”







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

by mirseda
22:37 | 14/02/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi tregoi në emisionin “Terminal” në A2CNN disa detaje lidhur me skenarin...

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

20:07 | 14/02/2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com