pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24barbibetjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvgrandpashabet güncel girişjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24betparkbettiltcasibomcasinoroyalroyalbetmatbet girişgrandpashabet güncel girişenbetjojobetenbetenbetcasibomlimanbetpusulabetromabetbetbeycasinomilyon girişcasinomilyoncasinoroyal girişcasinoroyalbetpuan güncel girişbetpuanholiganbet girişcasinomilyonesbet girişholiganbetbetgaranti girişesbettambet girişbetgaranti1win güncel giriştambetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltbettiltsekabet girişpusulabet girişgameofbetbahiscasinocasinomilyon güncel girişcasinoroyal güncel girişbetpuan girişholiganbet güncel girişesbet güncel girişbetgaranti güncel giriştambet güncel giriş1win girişimajbet girişimajbet1winJojobetholiganbetlimanbetbetkanyononwincasibom güncel girişcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibombetbeytambetesbetcasinomilyoncasinoroyalbetpuanhititbetholiganbetesbetbetgarantitambet1winjojobetjojobetCasibomcratosroyalbet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

“Hashim Thaçi, e keqja më e madhe e Kosovës”

8 vjet ago
in Të Gjitha

Nga Idriz Zeqiraj/ I zëshëm është bërë deputeti i “Nisma”, Milaim Zeka, në denoncimet e krimeve të Hashimit, gjatë dhe pas luftës, në Kosovë. Pesë vjet më parë, në banesën time, në Mynih, erdhen për një intervistë, redaktorja e RTV Shqiptar, Tefta Radi dhe kameromani Agim Kuri. U hap dhe tema e luftës së Kosovës. U thashë se RTV Shqiptar, Tirana e zyrtarëve social-komunistë, përgjatë luftës në Kosovë, ishte në një linjë me Beogradin, në përçarjen shqiptare, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë.

Shqiptarët e Kosovës akuzonin vetëm Fatos Nanon, për bashkëpunim konspirativ e përçarës të shqiptarëve, qoftë në Kosovë, ashtu edhe në Mergatë. E vërteta është se Nano, duke i njohur çfarë halabakësh janë krerët e LPK-së në Mërgatë, u distancua dhe i braktisi. Por, ishte Presidenti Rexhep Mejdani, Skënder Gjinushi, Paskal Milo, Fatos Klosi, me lukuninë e tyre, të cilët përçanë faktorët politikë dhe ushtarakë të Kosovës, duke e sabotuar luftën, deri në dështim.

Presidenti Mejdani priti në selinë e tij tre përfaqësues të familjeve të dëshmorëve: Rifat Jasharin, Ramiz Lladrovcin dhe një i tretë nga Suhareka, aktualisht, nuk më kujtohet emri i tij. Nismë e mbarim anatemonin LDK-në dhe Ibrahim Rugovën. E harruan fare Serbinë armike. Rifat Jashari, i shokuar nga ato që dëgjonte, heshti, duke thënë “lë të flasin këta djemtë!” Dhe, president zeza, i kënaqur me bashkëbiseduesit, për asnjë rast e çast, nuk i qortoi lugetërit enveristë, për përrallisjet e tyre monstrume, duke shkelur edhe mbi gjakun e njerëzve të tyre, dëshmorë të lirisë!

U thashë punonjësve të RTV Shqiptar se politika redaktuese në – Redaksinë për Kosovën – , ishte për faqe të zezë, sa falsifikuese e luftës, aq edhe përçarëse e popullit. “Komandantët”, me hapësirë të pa kufizuar, në Televizionin Tuaj, nuk ishin pjesë e luftës, as me pushkë dhe as në drejtim të luftës. Përkundrazi, ishin sabotatorë dhe agjentë të shërbimeve armike.

– Redaktorja Tefta Radi, reagoi se “televizioni ynë ka transmetuar pamje, ku Hashim Thaçi përcillte, nga afër, luftën e UÇK-së në Kosovë”.

– Po, e kam parë atë emision, të përgaditur nga gazetari Milaim Zeka, – ndërhyra unë. E vërteta është se regjistrimi filmik është realizuar 200 km larg Kosovës, pikërisht, në Malet e Martaneshit, në Shqipëri. Janë ushtarët e ushtrimorës ushtarake, në Fullqet të Klosit, rrethi i Matit, nën vartësinë e LPK-së. Ju lutem, merrni atë regjistrim filmik, shkojmë në Malet e Martaneshit dhe unë jua dëshmoj, me lisa e shkurre, ku “luftonin” ushtarët e Hashimit!

Deputeti Milaim Zeka me kot mundohet ta mohojë militimin e tij, veç LPK-së, edhe në PDK-në e Hashimit. Ai di shumë për krimet e shefave të tij dhe ato, fare pak, denoncime që bënë, i ka të sakta. Ai ka qenë kaq i rëndësishëm në rrethin vicioz të “komandantëve” kriminelë, vrasës të shqiptarëve të pafajshëm, sa që shefi i Shtabit të Përjithshëm të UÇK-së, Azem Syla, e kërcënonte gazetarin e Shqipërisë, Mero Baze, “ta heq kokën, pse nuk e njeh Milaim Zekën!”

Pra, kontributi i Milaimit, për t`ia sjellur të keqen e madhe Kosovës, – Hashimin president-, është koxha i madh. Falsifikimi i një emisioni televiziv gjatë luftës, nëse ai nuk bartët në librat historike dhe ilustrimet fimike të “luftës”, do të përligjej si propaandë në kushte lufte. Por, e keqja është se falsifikimet e vrazhdëta, aq shumë po përsëritën, sa që kamë filluar t`i besojnë edhe vetë sajuesit e këtyre gënjeshtrave!

Megjithatë, Milaim Zeka, në raste të veçanta, shquhet për sinqeritet. Pjesë e këtij sinqeriteti janë edhe denoncimet e krimeve të “komandantëve” të Hotel “Rogner-it”.

Pas anatemimit të dikurshëm të Presidentit Ibrahim Rugova, gazetari, tani, deputet i “Nisma”, Milaim Zeka, u pendua dhe foli në supërlativë, për politikën e jashtme të Kosovës, duke e vlerësuar kontributin e Rugovës supërior, në raport me “komandantët” e Milaimit. Por, purga, pastrimi shpirtëror i Milaimit është i mangët, kur thotë se “Ibrahim Rugova bëri mijëra gabime në politikën e brendshme të Kosovës. Megjithatë, ai nuk arrinë ta dëshmojë, qoftë edhe një gabim të Dr. Rugovës!

Presidenti Rugova parashikoi shumëçka për të ardhmen e Kosovës, deri edhe faktin se “disa njerëz nuk duhet lejuar të ngritën në pushtet, sepse janë të rrezikshëm për Kosovën”. Dhe, fjala ishte për Hashim Thaçin, tani, president, si e keqja e madhe e Kosovës. Dhe, vërtet, në gjallje të tij, Rugova nuk e paranoi Hashimin për kryeministër, në zgjedhjet e para të pas luftës dhe as koalicionin me PDK-në, në zgjedhjet tjera pasuese. Ja, pra, LDK-ja, në zgjedhjet  parafundit, e kishte të gatshme formulën e veprimit me PDK-në, porosinë-amanet të Dr. Rugovës: “Hashimi kurrë ktyeministër, Hashimi kurrë president, sepse është i rrezikshëm për Kosovën!”

I ashpër në akuza për Hashim Thaçin, vazhdon të jetë edhe kuadri i partisë tjetër në koalicion, AAK-së, profesor Muhamet Kelmendi. Ai, zakonisht, është i drejtëpërdrejtë në akuza, madje, për shumësi rastesh. I tillë ka qenë puçi i vrazhdët, deri në rrugaçëri, i Hashimit me grupin e tij, ndaj Kryesisë së vjetër të LPK-së. Ai ka denoncuar me fakte Hashimin me banditët e tij se, i shtyrë nga agjenturat e shteteve armike të Kosovës, sabotoi organizimin e UÇK-së në formacione ushtarake, duke e dështuar dhe sabotuar edhe luftën në Kosovë. Sipas tij, por edhe të Kryesisë së vjetër të LPK-së, Hashimi e dëgjeneroi misionin e UÇK-së, nuk e futi kurrë në luftë atë dhe, së bashku, me bandën e tij, u sulën në zhvatjen e fondeve, në emër të luftës.

Profesor Kelmendi është i një mendjeje me opionin e përgjithshëm, se Hashim Thaçi është e keqja e madhe e Kosovës. Ai ka sabotuar luftën dhe tani don ta përvehtësojë luftë e të tjerëve; ka abuzuar me fondet për luftën dhe në hajninë zyrtare pas luftës; ka shkelur, në mënyrë të përsëritur Kushtetutën e vendit; ka bërë marrëveshje konspirative, të dëmshme për Kosovën, që shkojnë deri në tradhti kombëtare./Botasot/

Tags: e keqae madhehashim thaciKosovës

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Të Gjitha

Përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit, rinis seanca në Kuvendin e Kosovës, mungon opozita

19:47 | 28/04/2026
Next Post

Fantastiku Strakosha, tani sundon dhe Europën

Zidan la Madridin, ja si reagon “i përjashtuari” James Rodriguez

Google do t’i japë fund projektit për inteligjencën artificiale







JU REKOMANDOJMË

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

E rëndë në SHBA/ 28-vjeçarja vritet nga ish-bashkëshorti, ai më pas kryen vetëvrasje

08:52 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Rekord pjesëmarrjeje në protestë, “lumë” qytetarësh marshojnë 5 orë në rrugët e Tiranës

by mirseda
22:59 | 10/06/2026
0

Qëndresë, energji, të vendosur në kauzën e tyre, qytetarët vijojnë marshimin në kryeqytet. Me thirrjet “Edi Rama...

Vetëdorëzohet ish-oficeri i krimeve në Ksamil, ishte në kërkim prej javësh

22:56 | 10/06/2026

Protestuesit paralizojnë Tiranën, marshim nga Bulevardi te Kryeministria

22:54 | 10/06/2026

Aksident me vdekje në Tiranë, shoferi 20-vjeçar përplas 48-vjeçarin me motor

22:53 | 10/06/2026

Gazetari: Protesta ka zgjuar nervin qytetar dhe ka promovuar Shqipërinë pozitivisht

22:01 | 10/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com