Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Integrimi në BE/ Qeveria gjermane: Shqipëria rol pozitiv, s’ka bashkim me Kosovën!

6 vjet ago
in Bota, Kryesore, Rajoni, Të Gjitha
Integrimi në BE/ Qeveria gjermane: Shqipëria rol pozitiv, s’ka bashkim me Kosovën!

Qeveria gjermane i përgjigjet disa pyetjeve të deputetëve të partisë populiste të djathtë, AfD-mbi Shqipërinë, rolin e saj në rajon dhe kriminalitetin e shqiptarëve në Gjermani.

Qeveria Gjermane është e mendimit se Shqipëria luan parimisht një rol pozitiv në rajon. Dhe se në Shqipëri nuk ka aktivitete ose parti që e mbështesin idenë e bashkimit me Kosovën. Këtë ajo e vë në dukje në një përgjigje ndaj një kërkese të vogël të deputetëve Markus Frohnmaier, Dietmar Friedhoff dhe grupit parlamentar “Alternativë për Gjermaninë” (AfD),  që e ka redaksia e Deutsche Welle-s. “Në Shqipëri ekziston konsensus mbipartiak për anëtarësinë në NATO, integrimin në BE, për një shtet demokratik dhe kushtetues dhe për mirëkuptim në politikat rajonale”, thuhet ndër të tjera në dokument.

Partia djathtiste i ka shtruar pyetjet duke u nisur nga vizita e ministrit Heiko Maas në Tiranë, në shtator të këtij viti, dhe deklaratat e tij atje, ku e kishte vlerësuar ndër të tjera Shqipërinë edhe si garante të paqes në rajon.

Përgjegjësi edhe përtej rajonit

“Në qeverisjen e kryeministrit Edi Rama ka pasur afrim me Republikën e Serbisë, sidomos në vazhdën e procesit të Berlinit. Në vitet 2014 dhe 2015 janë shkëmbyer dy vizitat e para reciproke në nivel kryeministrash që nga vitet 1940. Në vitin 2015 dy kryeministrat e dy vendeve hodhën idenë për krijimin e një organizate bashkëpunimi rajonal për të rinjtë, e cila filloi punën në vitin  2017 me seli në Tiranë”, thuhet më tej në dokument.

“Qeveria shqiptare bën përpjekje për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë. Pyetjet e hapura në raportet me Greqinë po bisedohen në mënyrë konstruktive që prej vitit 2017. Shqipëria i ka mbështetur të gjitha vendimet e marra në politikat e përbashkëta të jashtme dhe të sigurisë. Prej vitit 2009 Shqipëria është anëtare e NATO-s. Dhe për vitin 2020 synon të  marrë në dorë kryesinë e radhës së OSBE-së, duke u rrekur kështu të marrë përgjegjësi përtej kufijve rajonalë”, argumenton më tej qeveria gjermane.

Bashkëpunimi me Kosovën

AfD bën pyetje edhe lidhur me idenë e bashkimit etnik të shqiptarëve, ose siç  quan ajo “Shqipëria e Madhe”.”Shqipërinë dhe Republikën e Kosovës i lidhin marrëdhënie të ngushta bilaterale. Shqipëria e sheh gjuhën dhe kulturën shqipe si një pikë kontakti për bashkëpunimin ndërkufitar, sidomos me Kosovën”, përgjigjet Ministria e Jashtme.

Sipas informacioneve të qeverisë federale gjermane, në Shqipëri, nuk ka parti politike që mbështesin bashkimin e gjithë shqiptarëve etnikë në një shtet. “Në Kosovë është lëvizja opozitare „Vetevendosje” e vetmja që e mbron këtë ide. Kushtetuta e Kosovës megjithatë e përjashton mundësinë e bashkimit me një shtet tjetër. Qeveria federale e ka bërë të qartë disa herë se ajo nuk mbështet ndryshime territoriale në Ballkan mbi bazën e kritereve etnike.”

E pyetur rreth deklaratave të kryeministrit shqiptar Edi Rama në prill 2018 në lidhje me mundësinë e bashkimit me Kosovën, nëse mbyllen portat e BE-së, qeveria përgjigjet: “Në Shqipëri, sikurse edhe në vende të tjera të rajonit, diskutohen vazhdimisht alternativat e mundshme, në rast se nuk do të ketë anëtarësim në BE.  Nga ana tjetër është e qartë se Shqipëria synon anëtarësimin në BE dhe po bën reformat e nevojshme për të”, përgjigjet qeveria. Gjithashtu, qeveria gjermane thotë se nuk është në dijeni për aktivitete “nacionalistësh shqiptarë” në Mal të Zi dhe Greqi.

Krimet kryesore: vjedhjet, droga dhe trafikimi

Pyetjes në lidhje me ekstremistë shqiptarë në Gjermani, qeveria i përgjigjet se nuk di që të ketë struktura ose tubime ekstremiste shqiptarësh në Gjermani. Por pranon se ndër anëtarët dhe simpatizantët e organizatave islamiste të gatshme  për dhunë që veprojnë në Gjermani ka edhe individë me shtetësi shqiptare.

E pyetur për kriminalitetin e shtetasve nga Shqipëria dhe nga Kosova në Gjermani, Ministria e Jashtme  i referohet të dhënave të Entit Federal të Kriminalistikës, sipas të cilit për vitin 2017 krimet kryesore të bëra nga shtetasit shqiptarë kanë qenë krimet e pronës, të lëndëve narkotike dhe të trafikimit. Nga 572 procedura hetimore të zhvilluara në këtë vit, 21 kanë qenë kundër grupeve të dominuara nga shtetasit shqiptarë, ndërsa 12 nga shtetasit e Kosovës. Kundër këtyre të fundit janë bërë hetime kryesisht për krime me lëndë narkotike, falsifikime dhe krime të pronës. Numri i shtetasve shqiptarë  në hetim për krime të organizuara në vitin 2017 ka qenë 214, kurse ai shtetasve nga Kosova 195, nga gjithsej 8317 persona në hetim.

E pyetur se a financohen aktivitete ekstremiste shqiptare nga krimi i  organizuar, qeveria gjermane përgjigjet se nuk është në dijeni. Së fundi, deputetët e AfD-së pyesin se sa është shuma e ndihmave për të cilat do të ketë nevojë Shqipëria si anëtare e BE-së? Qeveria gjermane përgjigjet se kjo shumë mund të llogaritet vetëm kur Shqipëria t’i ketë përmbyllur me sukses të gjithë kapitujt e negociatave të anëtarësimit.

“Alternativa për Gjermaninë”  zë vetëm 12,6 përqind të vendeve në Bundestag, por, për shkak të qeverisë së koalicionit të madh mes CDU/CSU dhe SPD, është partia kryesore e opozitës. E krijuar në vitin 2013, AfD është e përfaqësuar në të gjitha parlamentet e landeve. Ajo është e vetmja parti e Bundestagut gjerman që është kundër anëtarësimit të vendeve të Ballkanit në BE. Në tetor ajo doli me një propozim që në vend të perspektivës së anëtarësimit shteteve të Ballkanit Perëndimor t’u ofrohet mundësia e krijimit të një Unioni të Ballkanit Perëndimor./DW/

Tags: begjermaneintegrimiQeveriashqiperia

TË LIDHURA

Rigjen të bijën pas 44 vitesh, e moshuara padit qeverinë koerane!
Bota

Rigjen të bijën pas 44 vitesh, e moshuara padit qeverinë koerane!

09:43 | 24/05/2025
Steve Bannon zbulon se kur saktësisht u prish marrëdhënia midis Trump dhe Musk
Bota

Steve Bannon zbulon se kur saktësisht u prish marrëdhënia midis Trump dhe Musk

09:00 | 24/05/2025
OBSH: 94% e spitaleve në Gaza janë shkatërruar pjesërisht ose plotësisht
Bota

OBSH: 94% e spitaleve në Gaza janë shkatërruar pjesërisht ose plotësisht

07:51 | 24/05/2025
Next Post
Vdekja e George H.W Bush, reagojnë Trump e Obama

Vdekja e George H.W Bush, reagojnë Trump e Obama

Foto/ Gomonia me 14 mln euro mall përplaset me shkëmbinjtë, kapen dy skafistët

Foto/ Gomonia me 14 mln euro mall përplaset me shkëmbinjtë, kapen dy skafistët

VIDEO/ Trump lë ‘me gisht në gojë’ homologun argjentinas, kamerat kapin momentin e sikletshëm

VIDEO/ Trump lë ‘me gisht në gojë’ homologun argjentinas, kamerat kapin momentin e sikletshëm

JU REKOMANDOJMË

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

19:15 | 17/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025
‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

18:58 | 21/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Na ka bekuar Zoti por na mallkoi historia”, Rama
Politikë

Na ka bekuar Zoti por na mallkoi historia”, Rama

by mirseda
09:47 | 24/05/2025
0

Menjëherë pas përfundimit së Samitit të KPE, u zhvillua në Tiranë, Forumi Ndërkombëtar FII (Future Investment Initiative),...

Rigjen të bijën pas 44 vitesh, e moshuara padit qeverinë koerane!

Rigjen të bijën pas 44 vitesh, e moshuara padit qeverinë koerane!

09:43 | 24/05/2025
Steve Bannon zbulon se kur saktësisht u prish marrëdhënia midis Trump dhe Musk

Steve Bannon zbulon se kur saktësisht u prish marrëdhënia midis Trump dhe Musk

09:00 | 24/05/2025
Konfirmohen dy raste të lisë së majmunit në shtetin fqinj, autoritetet thirrje për masa

Konfirmohen dy raste të lisë së majmunit në shtetin fqinj, autoritetet thirrje për masa

08:57 | 24/05/2025
ANALIZA/ Shtresa e mesme përballë kostove të larta të jetesës! Për 70%, shpenzim kryesor mujor është ushqimi

ANALIZA/ Shtresa e mesme përballë kostove të larta të jetesës! Për 70%, shpenzim kryesor mujor është ushqimi

08:30 | 24/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com