Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Inskenoi ‘vdekjen’ e tij, kockat në makinë u morën nga një varrezë

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Inskenoi ‘vdekjen’ e tij, kockat në makinë u morën nga një varrezë

Pas 9 muajsh hetime që nga gjetja e makinës së tij të djegur në Pukë, ka marrë fund edhe misteri mbi zhdukjen në Shqipëri të biznesmenit italian Davide Pecorelli. Ai është gjetur në Itali, ndërsa kishte inskenuar çdo gjë, ndërsa policia kishte humbur gjurmët e tij.

Hetimet për mashtrim

Biznesmeni italian do të hetohet nga autoritetet shqiptare për mashtrim. Tashmë pritet të dërgohet një letër-porosi mes palëve, ose vetë 45-vjeçari do të udhëtojë drejt Shqipërisë për të dhënë sqarime.

Kockat në makinën e djegur, janë marrë nga një varrezë e vjetër

Kockat e gjetura në makinën e djegur të cilat u hetuan fillimisht si të Pecorellit, janë marrë nga një varrezë e vjetër për të bindur policinë dhe të afërmit se ai ka vdekur. Mbetjet e gjetura kockore, janë dërguar në Itali për t’u ekzaminuar.

Shkak borxhet?

Arratisja e tij dyshohet të jenë bërë për shkak të borxheve që kishte në Itali, ku disa nga bizneset e tij kishin falimentuar dhe synonte që përmes kësaj skeme të përfitonte siguracionet e jetës.

Vitet e fundit ai lëvizte mes Italisë dhe Shqipërisë, ku ishte lidhur me një grua shqiptare më të cilën kishte edhe një fëmijë. Ndërkohë mediat italiane bënë me dije mëngjesin e sotëm, se ai ka folur në telefon me ish-gruan pasi u gjet në brigjet e Livornos në një gomone, në anën e kundër të shtetit shqiptar prej ku kishte humbur gjurmët 9 muaj më parë.

Kjo duket të qenë pjesë e strategjisë së tij për t’u larguar prej hetuesve, të cilët prej kohësh po hetonin në disa pista për “vrasjen”.

Në fillim të këtij viti, makina që Pecorelli kishte marrë me qira në aeroportin e Tiranës, u gjet i shkrumbuar në Pukë dhe brenda automjetit u gjetën edhe mbetjet kockore të një personi, si dhe sende personale të biznesmenit italian. Ngjarja u dyshua si kriminale dhe hetimet u përqendruan te një vrasje e mundshme, ndonëse nuk rezultonte se Pecorelli të kishte patur konflikte me njeri.

Ai kishte biznese në Shqipëri ku tregtonte pajisje për sallone bukurie, dhe ishte në një periudhë delikate sa i përket të ardhurave, megjithatë nuk kishte informacione se ishte në borxh. Pecorelli ishte martuar me shqiptare, me të cilën kishte edhe një fëmijë. Në Shqipëri për të sqaruar misteret që rrethonin këtë ngjarje, erdhën edhe hetues italianë.

Tags: biznesmen italianDavide Pecorelli

TË LIDHURA

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve
Aktualitet

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

22:25 | 06/03/2026
Dorëhiqet sekretarja e PD në Durrës: Njerëz me kontribute jashtë listave
Politikë

Dorëhiqet sekretarja e PD në Durrës: Njerëz me kontribute jashtë listave

21:36 | 06/03/2026
Ndryshime në QSUT, hapet gara për zgjedhjen e shefave të 9 shërbimeve spitalore
Aktualitet

Ndryshime në QSUT, hapet gara për zgjedhjen e shefave të 9 shërbimeve spitalore

21:14 | 06/03/2026
Next Post
Zero tolerancë!I vendos ‘vijat e kuqe’ ministrave, ndërkombëtarët urojnë Ramën

Zero tolerancë!I vendos 'vijat e kuqe' ministrave, ndërkombëtarët urojnë Ramën

Si u zbulua pas 9 muajsh se ishte gjallë, zbardhet skema e biznesmenit italian

Si u zbulua pas 9 muajsh se ishte gjallë, zbardhet skema e biznesmenit italian

Patozi: Shpejtësia si ndërkombëtarët uruan Ramën, tregon ku është opozita

Patozi: Shpejtësia si ndërkombëtarët uruan Ramën, tregon ku është opozita







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve
Bota

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve

by mirseda
22:46 | 06/03/2026
0

Çmimet globale të naftës janë rritur në nivelin më të lartë në më shumë se dy vjet,...

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

22:32 | 06/03/2026
Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

22:25 | 06/03/2026
Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

22:03 | 06/03/2026
Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

21:41 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com