Një tjetër personazh nga radhët e politikës, rezulton i infektuar me koronavirus. Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, është infektuar me COVID-19.
Ai ka shfaqur shenja të sëmundjes dhe ka bërë tamponin, i cili ka rezultuar pozitiv.
Golemi do duhet që të izolohet në banesën e tij, për të paktën dy javët e ardhshme, ndërkohë që ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.