Një tërmet i fuqishëm ka rezultuar me pasoja fatale për Indonezinë. Mediat e huaja raportojnë se një tërmet me magnitudë 6.2 ballë shkatoi së paku 26 viktima.
Tërmeti goditi ishullin Sulavesi të Indonezisë, duke vrarë së paku 26 njerëz, bëri të ditur Agjencia Kombëtare për Lehtësimin e Fatkeqësive.
Tërmeti rrafshoi një spital dhe dëmtoi rëndë ndërtesa të tjera. Dridhjet shkaktuan edhe rrëshqitje dheu, duke bërë që njerëzit të largohen nga shtëpitë në mes të natës.
Ali Rahman i cili është udhëheqës i Agjencisë lokale për Lehtësimin e Katastrofave, tha se shumë prej të vdekurve janë nën rrënoja. Rahman paralajmëroi se numri i viktimave mund të rritet.