Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Indeksi i Dhomës Amerikane: Sërish rënie e besimit të biznesit në Shqipëri

4 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Indeksi i Dhomës Amerikane: Sërish rënie e besimit të biznesit në Shqipëri

Dhoma Amerikane e Tregtisë publikoi sot Indeksin Vjetor për vitin 2020, ku regjistrohet përsëri një rënie me 0.5 për qind e besimit të biznesit në Shqipëri.

Ky është viti i dytë me rënie të Indeksit pas asaj të vitit 2019 kur rënia e besimit ishte 5 për qind.

Në studimin e siguruar nga Zëri i Amerikës thuhet se Indeksi i Besimit në vitin 2018 ishte 43.16 për qind, ndërsa tani është 37.6 për qind.

Ky është niveli më i ulët i Indeksit të Besimit që nga viti 2012, kur nisi kjo matje e përvitshme e cilësisë së klimës së bizmesit nga Dhoma Amerikane e Tregtisë për anëtarët e saj, aktualisht 220 kompani vendase dhe shumëkombëshe.

Klima e përgjithshme e biznesit në Shqipëri mbetet e pafavorshme. Më shumë se 71 për qind e anëtarëve të Dhomës Amerikane e vlerësojnë klimën e biznesit në Shqipëri si të pafavorshme, vetëm 9 për qind e vlerësojnë si pozitive dhe 20 për qind si neutrale.

Sipas studimit, performanca e ekonomisë shqiptare ka rënë me 5 pikë, 80 për qind e të anketuarve deklaruan se performanca e ekonomisë shqiptare ka rënë gjatë vitit 2020.

Ata kanë të njëjtin perceptim për rënien edhe sa u takon punësimit, investimeve, shkëmbimeve tregtare.

Niveli i taksave përbën një shqetësim dhe vlerësohet si jokonkurrues në rajon.

Afro 60 për qind e të anketuarve e vlerësojnë si të pafavorshëm nivelin aktual të taksave.

“Qeveria duhet të rishikojë taksat që zbatohen ndaj bizneseve dhe individëve. Administrata duhet të zhvillojë takime me bizneset për të dëgjuar nevojat e tyre dhe të thjeshtojë procedurat e taksave” – shprehet njëri nga biznesmenët e anketuar.

 

Edhe pse verpojnë në një klimë biznesi sfiduese, kompanitë anëtare shprehën angazhimin e tyre për të vazhduar veprimtarinë e tyre, duke njohur vlerat potenciale të vendit dhe shpresën tek përmirësimet e ardhshme me reforma dhe forcimin e ligjit.

“Qeveria duhet të heqë dorë nga shumë burokraci dhe të krijojë një klimë më të favorshme për investitorët e huaj, në mënyrë që të tërheqë më shumë prej tyre. Shumë investitorë të huaj preferojnë të mos investojnë fare në Shqipëri, sepse fatkeqësisht, shumë pak mund të bëhet në klimën e biznesit në lidhje me lejet dhe lehtësinë e funksionimit pa ndërhyrje joformale” – u shpreh një tjetër i anketuar nga anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë.

Në komentet e tyre bashkangjitur raportit të Indeksit theksohen më së shumti nevoja e madhe për “luftë ndaj korrupsionit të shtrirë në çdo fushë të jetës në Shqipëri”, për “pakësimin e polarizimit dhe luftës politike”, për “qasje miqësore ndaj biznesit”.

Ata pohuan se pronat private nuk respektohen, janë krijuar monopole dhe oligarki në çdo sektor, ndërsa bizneset mbahen nën presion dhe penalizohen për vonesat në pagimin e taksave për shkak të vështirësive të këtij viti pandemie.

Anëtarët e Dhomës Amerikane pohuan se kanë nevojë “digjitalizim, taksa më të ulëta, ndërhyrje më të pakët të qeverisë”, për “përparim të vërtetë kundër korrupsionit në procedurat e tenderave nga administrata” dhe për “trajtim të ndershëm të kompanive nga autoritetet e taksave”.

Ata kërkojnë po ashtu luftë ndaj informalitetit, depolitizim të administratës, vazhdimin e reformës në sistemin e drejtësisë dhe mbajtjen larg nga biznesi të garave politike elektorale.

Të anketuarit pohojnë se kanë nevojë për një luftë e vërtetë kundër krimit të organizuar, rryshfeteve, ulje të informalitetit dhe zbatimin e rregullave të BE-së për trajtim të njëjtë ndaj gjithë operatorëve ekonomikë, si dhe politika të qëndrueshme fiskale.

“Ka shumë për të bërë, por, të paktën, zbatoni ligjet në mënyrë që të keni konkurrencë të lirë. Mos e ndryshoni legjislacionin fiskal çdo muaj, pasi kështu shkatërrohen planet afatgjata të zhvillimit dhe investimeve që kompanitë kanë hartuar. Rritni kontrollet mbi cilësinë e punimeve të financuara nga buxheti i shtetit” – shprehet njëri prej të anketuarve nga Dhoma Amerikane e Tregtisë.

Ata i bënë thirrje qeverisë për të mbështetur firmat prodhuese që marrin punëtorë të rinj dhe që ulin papunësinë, si dhe për zbatim të shpejtë të reformave për të zhvilluar ekonominë e tregut dhe për të rritur rolin e Shqipërisë në rajon.

“Autoritetet pengojnë procesin me procedura zyrtare të gjata e të kushtueshme, edhe pse ligji doganor parashikon një proces të thjeshtë dhe të shpejtë. Për këto thjeshtime ka një përvojë të madhe në shumë vende veçanërisht në SHBA në këtë fushë. Nevojitet thjeshtimi i procedurave të eksportit, sidomos në e-commerce” – theksoi një tjetër biznesmen i anketuar.

Në anketimin e tyre anëtarët e Dhomës Amerikane shprehin besimin që një klimë e një transparence, praktika të ndershme dhe standarte demokratike do të garantonin një të ardhme më të mirë për investime dhe zhvillim ekonomik.

“Nevoja për një ndryshim më të fortë të politikave në reformat e klimës së investimeve del më së shumti në pah në këtë Indeks” – thuhet në studim.

Pandemia Covid-19, përmirësimi i pakët në ekonomi dhe reformat e lidhura me investimet janë faktorë kryesorë, që sollën këtë rënie. /VOA

Tags: dhoma amerikane e tregtiseinvestimpunesimQeveria

TË LIDHURA

FOTO/ Rama takon deputetët e Tiranës në selinë e PS, pjesëmarrëse edhe Balluku, e pandehur nga SPAK
Politikë

FOTO/ Rama takon deputetët e Tiranës në selinë e PS, pjesëmarrëse edhe Balluku, e pandehur nga SPAK

19:22 | 05/11/2025
Nis takimi i Ramës me deputetët e majtë në selinë e PS
Politikë

Nis takimi i Ramës me deputetët e majtë në selinë e PS

19:14 | 05/11/2025
Godina e Gjykatës së Apelit i kalon në administrim Këshillit të Lartë Gjyqësor
Aktualitet

Godina e Gjykatës së Apelit i kalon në administrim Këshillit të Lartë Gjyqësor

18:44 | 05/11/2025
Next Post
Modelja flet për lidhjen me djalin e Jozefina Topallit

Modelja flet për lidhjen me djalin e Jozefina Topallit

Berisha “non-grata”, ISP: Disa deputetë do të dorëhiqen

Berisha "non-grata", ISP: Disa deputetë do të dorëhiqen

“Peshqit e mëdhenj”, Yuri Kim takon kreun e SPAK-ut

"Peshqit e mëdhenj", Yuri Kim takon kreun e SPAK-ut







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025




TË FUNDIT

FOTO/ Rama takon deputetët e Tiranës në selinë e PS, pjesëmarrëse edhe Balluku, e pandehur nga SPAK
Politikë

FOTO/ Rama takon deputetët e Tiranës në selinë e PS, pjesëmarrëse edhe Balluku, e pandehur nga SPAK

by mirseda
19:22 | 05/11/2025
0

Ka nisur në selinë rozë, mbledhja e deputetëve të qarkut të Tiranës, e thirrur me urgjencë nga...

Nis takimi i Ramës me deputetët e majtë në selinë e PS

Nis takimi i Ramës me deputetët e majtë në selinë e PS

19:14 | 05/11/2025
Godina e Gjykatës së Apelit i kalon në administrim Këshillit të Lartë Gjyqësor

Godina e Gjykatës së Apelit i kalon në administrim Këshillit të Lartë Gjyqësor

18:44 | 05/11/2025
Gjermania pritet të rrisë ndjeshëm ndihmën për Ukrainën, mbi 10 miliardë euro vitin e ardhshëm

Gjermania pritet të rrisë ndjeshëm ndihmën për Ukrainën, mbi 10 miliardë euro vitin e ardhshëm

18:42 | 05/11/2025
Ndryshime në qeveri! Lirohen nga detyra dy zv/ministra dhe dy prefektë, ja kush i zëvendëson

Ndryshime në qeveri! Lirohen nga detyra dy zv/ministra dhe dy prefektë, ja kush i zëvendëson

17:34 | 05/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com