Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Incidenti tek Qytet Studenti, Basha: Show mediatik, punonjësja ishte e urdhëruar

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka quajtur skandaloz incidentin e ndodhur një ditë më parë në Qytet Studenti, ku ai nuk u lejua të takohej me studentët, teksa u denoncua nga Bashkia e Tiranës se kishte dhunuar punonjësen dhe ishte futur pa leje në godinë.

Kryedemokrati Basha tha se ishte ftuar nga vetë studentët për një takim në godinë, për të parë e dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre, por sipas tij, një punonjëse e urdhëruar dhe terrorizuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama, tentoi ta ndalojë që të futej brenda godinës.

Në një lidhje të drejtpërdrejt për televizionin “Neës 24”, ai e cilësoi incidentin si një “show mediatik”, teksa paralajmëroi se të gjithë ata që terrorizojnë punonjësit do të mbajnë përgjegjësi dhe asgjë nuk do të harrohet dhe as do të falet.

Intervista:

Cili është komenti juaj për incidentin në Qytetin Studenti?

Basha: Unë mendoj se shqiptarët e kuptojnë që kjo nuk është një ngjarje e veçuar apo një incident. Ky është tregues i zgjedhjes, i vendimeve, me të cilët përballen shqiptarët çdo ditë dhe vendimeve të mëdha që duhet të marrin. Unë kam muaj që udhëtoj në vend, dëgjoj shqiptarë të zakonshëm, dëgjoj problemet e hallet e tyre, diku me kamera e diku pa kamera. Dëgjoj zhgënjimet e tyre, shpresat e tyre, sepse në fund të fundit e konsideroj këtë si një detyrë kryesore të një politikani, të një njeriu që merr përsipër misionin t’i shërbejë popullit. Në radhë të parë duhet ti dëgjosh. Ka nga ata që pajtohem me mua, ka nga ata që nuk pajtohen me mua. Kam dëgjuar kritika edhe për opozitën dhe për Partinë Demokratike. I kam dëgjuar dhe shpesh herë kam mësuar prej tyre. Kjo është pjesë shumë e rëndësishme mendoj e një përqasje realiste ndaj probleme të thella të vendit, sepse vendi është në një krizë shumë të thellë, dhe fillon duke i dëgjuar njerëzit. Po si dëgjove nuk mund ti kuptosh, nuk mund të luftosh të zgjidhesh problemet dhe nevojat e tyre. Kjo ishte arsyeja se pse isha në konvikt.

Duhet të kishe marrë leje?

Vetëm rregullore nuk ka, sepse sipas rregullores nuk duhet të ndodhnin, por ndodhin se aty fshihen përfitues të drejtpërdrejtë të lidhur me bashkinë. Aty ka dhe veprimtari të paligjshme, për të cilat janë në dijeni edhe autoritetet, por tolerohen, sepse kudo ku ka zarar, mbrapa ka një zyrtar që përfiton. Unë isha ftuar nga disa studentë, për të dëgjuar shqetësimet e tyre. U futa në njërën prej dhomave për të parë shqetësimet e tyre. I ftohti ishte i papërballueshëm, veçanërisht në atë godinë, por edhe te të tjerat. Kjo është rruga që kam zgjedhur unë, të dëgjoj shqiptarët dhe t’iu bëj një përfaqësim dinjitoz halleve të tyre. U takova me një përfaqësuese të godinës, që ishte qartësisht e urdhëruar nga dikush tjetër të më ndalonte. Edhe aty ku kam shkuar gjatë tërmetit, përfaqësuesit e pushtetit diskriminonin familjet, pse kanë pranuar Lulzim Bashën, edhe kur isha aty për të carë ndonjë hall e për t’i ndihmuar sadopak. Ata iu bënin presion familjeve, e kemi me raste konkrete të dokumentuar. Kështu ka degjeneruar qeverisja. Shqiptarët i trajton si skllevër. Kjo nuk është një situatë që meritojnë shqiptarët. Ju bëj thirrje të gjithë atyre që kanë qenë pas ngjarjes së djeshme, së pari i them çdo shqiptari që askush s’do më pengojë për të dëgjuar hallet tuaja.

Bashkia ju akuzon për dhunë…

Po lëri ato, janë mashtrime të një mashtruesi patologjik. E patë vetë videon. Rruga që ka zgjedhur mashtruesi, ka mbaruar. Është shoë mediatik. Autori i këtyre mashtrimeve është pseudo-kryebashkiaku i Tiranës dhe Edi Rama. Ne do vijojmë të dëgjojmë njerëzit, të prekim hallet e tyre dhe të mundohemi t’iu japim zgjidhje. Nëse vazhdojmë kështu si jemi deri sot, kriza do rëndohet keq e më keq. Nuk ka asnjë shpresë, që gjërat të bëhen mirë krejt papritur. Unë po përpiqem të sjell një model të ri, të të dëgjuarit të njerëzve. Detyra jonë e parë është të jemi me njerëzit. I them çdo shqiptari, që pajtohet apo jo me mua, unë do bëj gjithçka që t’i dëgjoj. Ndërsa, këtyre që bëjnë skena të tilla, jo asaj zonjës së shkretë në fjalë, që ishte terrorizuar, iu them t’i vënë gishtin kokës dhe çdo punonjësi të ligjit, nga policët te nëpunësit, të çlirohen nga frika, se çdo intimidim apo kërcënim për t’i përdorur, do të ketë përgjigje më të merituar me ardhjen e PD në pushtet. Terrorizuesit e punonjësve do të mbajnë përgjegjësi, asgjë nuk do të harrohet dhe as do të falet.

Tags: incidentilulzim bashaqytet studenti

TË LIDHURA

Aktualitet

Ish-ministri Genc Ruli paraqitet në Gjykatën e Posaçme, do të dëshmojë për dosjen “Partizani”

10:12 | 08/06/2026
Aktualitet

“Më argëton kreativiteti i memeve”, Rama reagon për pankartat e përdorura në protestën për Zvërnecin

09:39 | 08/06/2026
Analizë

“Ishte pika e fundit”, BIRN: Revolta dhe protesta kundër Ramës dhe qeverisë

09:37 | 08/06/2026
Next Post

VIDEO/ Avioni me 177 pasagjerë del nga pista dhe ndahet në 3 pjesë

Aksident tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën 45-vjeçarja

Antikorrupsioni shqiptar krijoi në Kosovë qeverinë e tij







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ish-ministri Genc Ruli paraqitet në Gjykatën e Posaçme, do të dëshmojë për dosjen “Partizani”

by mirseda
10:12 | 08/06/2026
0

Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë në qeverinë e ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Ruli, është paraqitur paraditen e...

Sulm me thikë në New York, pesë të plagosur

10:00 | 08/06/2026

Lufta Ukrainë-Rusi/ Droni godet trenin e pasagjerëve në Krime, humb jetën makinisti

09:56 | 08/06/2026

Marta Kos uron Kurtin për fitoren dhe bën thirrjen: Kompromis politik për rrugën e Kosovës drejt BE

09:41 | 08/06/2026

“Më argëton kreativiteti i memeve”, Rama reagon për pankartat e përdorura në protestën për Zvërnecin

09:39 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com