Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Incidenti i 1989-ës: MiG-u sovjetik fluturon 900 km pa pilot dhe rrëzohet në Belgjikë

6 vjet ago
in Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Incidenti i 1989-ës: MiG-u sovjetik fluturon 900 km pa pilot dhe rrëzohet në Belgjikë

Nga George Winston

Lufta e Ftohtë, ka qenë e mbushur me incidente, të cilat për pak sa kanë shkaktuar nisjen e një “apokalipsi bërthamor”. Një ngjarje e tillë e çuditshme, ndodhi pikërisht në kohën kur ishte më pak e pritshme:në fundin e Luftës së Ftohtë. 4 korriku i vitit 1989, Dita e Pavarësisë për amerikanët, nuk ishte një ditë veçanërisht emocionuese për Skuadronin Taktitik të Avionëve Luftarakë, i njohur ndryshe edhe si “Wolfhounds”, në bazën ushtarake Soesterberg në Holandë.

Kur dy pilotë shumë të aftë, J.D.Martin dhe Bill Mërfi, u nisën në mision atë ditë, nuk prisnin që fluturimi i tyre në Ditën e Pavarësisë, të shoqërohej me interceptimin dhe ndjekjen e një avioni sovjetik MiG shumë të çuditshëm.

Në të njëjtën ditë, piloti sovjetik Nikolai Skurigin përgatiti avionin e tij tip MiG-23M, për një fluturim të zakonshëm stërvitor. Kur MiG-u i pilotit sovjetik, u ngrit nga baza ushtarake Kolobzreg në Poloninë komuniste, Skurigin nuk e kishte idenë se çfarë do të ndodhte më pas me avionin e tij.

Menjëherë pasi u ngrit lart, Skurigin e kuptoi se motori i avionit MiG, pësoi një defekt të rëndë, dhe se avioni mund të rrëzohej brenda pak sekondash. Ndaj ai bëri atë që do të bënte çdo pilot, që është trajnuar për situata të tilla. E braktisi avionin, dhe u hodh me parashutë.

Por teksa po zbriste në tokë me parashutën e tij, Skurigin kuptoi se po ndodhte diçka tepër e pazakontë. Avioni i tij MiG, nuk po rrëzohej. Përkundrazi, ai po fitonte ende lartësi, dhe po ecte në drejtim të hapësirës ajrore armike, atë të NATO-s.

Nga ana tjetër, pilotët amerikanë Martin dhe Mërfi pasi u njoftuan për një avion rus që kishte pushtuar hapësirën ajrore të aleancës, patën një problem më vete. Ata nuk po mundeshin të komunikonin normalisht me Kullën e Kontrollit në tokë.

Por pavarësisht nga këto vështirësi, dy pilotët iu afruan avionit “armik”, dhe zbuluan se MiG-u ishte jo vetëm i paarmatosur, por mbi të gjitha në të nuk kishte asnjë pilot. Dhe kjo përbënte një sfidë tjetër edhe më të madhe për pilotët dhe Kullën e Kontrollit, teksa tani avioni nuk konsiderohej si një kërcënim i menjëhershëm.

Pilotët e Forcave Ajrore të SHBA-së, e shoqëruan me avionët e tyre F-15 MiG-un sovjetik, derisa ai arriti në lartësinë 13 mijë metra nga toka, kur nisi të rrëzohej ndoshta për shkak të mungesës së karburantit. Kur avioni nisi të zbriste, pilotët me ndihmën e Kullës së Kontrollit në tokë, parashikuan se ai mund të përplasej diku pranë qytetit francez të Lilës, pranë kufirit mes Belgjikës dhe Francës.

Disa minuta më vonë, përllogaritjet treguan se ai do të rrëzohej në një zonë të pabanuar brenda territorit belg, dhe kjo përplasje u cilësua si “jo e rrezikshme”. Mjerisht, përllogaritjet e ekspertëve nuk mundën të parashikojnë atë që ndodhi në të vërtetë.

Në fakt, MiG-u sovjetik pa pilot, u rrëzua mbi një fermë, duke vrarë një të ri 18 vjeçar, raportoi asokohe e përditshmja amerikane “Los Angeles Times”. Ngjarja ndodhi saktësisht në një fermë në rrethinat e Kortrijk, më pak se 10 kilometra nga kufiri me Francën.

Kjo ishte një ngjarje e rëndë, që qartazi mund të shmangej si nga sovjetikët, apo edhe amerikanët. Avioni mund të ishte rrëzuar paraprakisht, duke u goditur që kur ndodhej në ajër. Të dyja vendet, Bashkimi Sovjetik dhe SHBA-ja, thanë se ishin të keqardhura për pasojat tragjike të atij incidenti.

Kur koloneli sovjetik Skurigin, mori vesh lajmin e vdekjes së adoleshentit belg nga avioni i tij MiG, shprehu publikisht keqardhje për vendimin e tij për të braktisur avionin, dhe u hedhur me parashutë. Qeveria e Belgjikës, bëri një protestë zyrtare ndaj Bashkimit Sovjetik, për mungesën e njoftimit mbi avionin e humbur ushtarak.

Ministri i Jashtëm i atëhershëm belg, Mark Ejskens, shprehu shqetësimin se ”nga momenti kur MiG-23 u kap për herë të parë nga radarët e NATO-s, dhe deri në kohën kur u rrëzua më shumë se 1 orë më vonë, nga pala sovjetike nuk erdhi paralajmërim”. Sipas tij, ka pasur gjithmonë një “ngadalësi të theksuar nga ana e sovjetikëve në informimin, nëse avioni kishte apo jo në bord armë bërthamore apo toksike”./Tirana Today

Tags: “fluturon”belgjikeincidentipa pilotrrezohet

TË LIDHURA

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Next Post
Meta nuk ndalet, njofton konferencë për shtyp sot në orën 16:00

Meta deklaratë urgjente për vizat: Merrni masat, Shqipëria krah Kolumbisë

Sezoni i ri plot ndryshime, Luana ndryshon “Shiko kush luan”

Sezoni i ri plot ndryshime, Luana ndryshon "Shiko kush luan"

VIDEO/ Apartamenti në flakë, momenti kur shpëtohet 7-vjeçarja në katin e dhjetë

VIDEO/ Apartamenti në flakë, momenti kur shpëtohet 7-vjeçarja në katin e dhjetë







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025




TË FUNDIT

Akuzohej për marrje ryshfeti, dënohet me 14 vite burg ish-presidenti i Perusë
Bota

Akuzohej për marrje ryshfeti, dënohet me 14 vite burg ish-presidenti i Perusë

by mirseda
21:13 | 26/11/2025
0

Një gjykatë në Peru ka dënuar me 14 vite burg ish-presidentin Martin Vizcarra, i cili u shpall...

SHBA, dy anëtarë të Gardës Kombëtare qëllohen me armë, ngjarja pranë Shtëpisë së Bardhë

SHBA, dy anëtarë të Gardës Kombëtare qëllohen me armë, ngjarja pranë Shtëpisë së Bardhë

21:11 | 26/11/2025
Merz: Putin nuk ka shanse ta fitojë luftën në Ukrainë

Merz: Putin nuk ka shanse ta fitojë luftën në Ukrainë

20:08 | 26/11/2025
Reshjet intensive në Pogradec/ Prezencë e ujit në katet e para të banesave

Reshjet intensive në Pogradec/ Prezencë e ujit në katet e para të banesave

20:05 | 26/11/2025
Albin Kurti rizgjidhet kandidat i Vetëvendosjes për kryeministër pa asnjë votë kundër

Albin Kurti rizgjidhet kandidat i Vetëvendosjes për kryeministër pa asnjë votë kundër

19:40 | 26/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com