Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Imzot Frendo: Mëkat pasurimi nga tërmeti, mos rrisni çmimet

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Imzot Frendo: Mëkat pasurimi nga tërmeti, mos rrisni çmimet

Besimtarët e krishterë në të gjithë botën kremtojnë Krishtlindjen. Besimtarët shkëmbyen urime për më shumë paqe, lumturi dhe harmoni. Në Tiranë kulmoi në mesnatë me meshën që u mbajt në katedralen e “Shën Palit”. Qindra besimtarë iu drejtuan katedrales duke u lutur për paqe, mbarësi e dashuri. Mesha u kremtua nga Arqipeshkvi Imzot George Frendo, i cili uroi besimtarët katolikë për më shumë paqe, dashuri dhe mirësi.

Në fjalën e tij, ai theksin e vendosi te solidariteti që treguan shqiptarët për të prekurit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Ai tha se shqiptarët e kanë të shkruar në ballë dhe në zemër solidaritetin. Por, ai kishte edhe një apel për të gjithë ata që po përfitojnë nga ky moment tragjedie. Mesazhi vinte në drejtim të të gjithë atyre që abuzojnë duke rritur çmimet e qirave për banesat.

“Çfarë po ndodh në këtë orë në kishat që janë plot me njerëz? Zakonisht në këtë orë njerëzit janë në gjumë, apo disa të rinj në diskotekë, çfarë po ndodh që këta njerëz drejtohej drejt kishës? Kanë dëgjuar fjalën e engjëjve. Festa e Krishtlindjes është festa e plotë e solidaritetit. Solidar me ata që për shkak të tërmetit të 26 nëntorit kanë humbur gjithçka dhe kanë mbetur pa shtëpi. Jezusi që sot na mëson se çfarë do të thotë solidaritet, gëzohet duke parë solidaritetin që populli shqiptar ka treguar ndaj personave të prekur nga tërmeti. Vëllezërit dhe motrat shqiptare kanë treguar solidaritet dhe shumë u janë afruar personave që kanë mbetur pa shtëpi.

Solidariteti bën pjesë te ADN-ja shqiptare, e kanë të shkruar në ballin dhe zemrën e tyre. Sa bukur kjo shoqëri, dëshmoi këtë solidaritet të jashtëzakonshëm, por kam një pyetje. A jemi të gjithë duke treguar këtë solidaritet ndaj viktimave të këtyre tragjedie? Jo, jam ndjerë shumë i zhgënjyer që dëgjova se ka disa që po abuzojnë, që kanë rritur qiratë, dhe për kë? Për njerëz që në këtë fatkeqësi kërkojnë një vendstrehim, po rrisnin çmimet e materiale që duhen për ndërtimet, është mëkat i madh, të përfitojnë nga kjo tragjedi për të fituar. U drejtohem atyre që po pasurohen dhe korruptojnë në sajë të tërmetit. U drejtohem me fjalët; qani dhe vajtoni për të këqijat që do vijnë mbi ju”, tha ai.

Në përfundim të meshës besimtarët uruan njëri-tjetrin për sa më shumë mirësi dhe begati.

Tags: Arqipeshkvi Imzot George FrendobesimtarëtKrishtlindje

TË LIDHURA

Spiropali dhe Radman ftojnë Bullgarinë t’i bashkohet aleancës Shqipëri-Kroaci-Kosovë
Politikë

Spiropali dhe Radman ftojnë Bullgarinë t’i bashkohet aleancës Shqipëri-Kroaci-Kosovë

18:56 | 24/11/2025
PD proteston para Kryeministrisë, kërkon largimin e Ramës dhe Ballukut
Politikë

PD proteston para Kryeministrisë, kërkon largimin e Ramës dhe Ballukut

18:48 | 24/11/2025
Foltore 2/ Nis protesta e opozitës para Kryeministrisë
Politikë

Foltore 2/ Nis protesta e opozitës para Kryeministrisë

18:26 | 24/11/2025
Next Post
Këngëtari i dashur për të gjithë shkëputet nga muzika

Këngëtari i dashur për të gjithë shkëputet nga muzika

“Jeta në Mars”, NASA zbulon pamjet e reja të shkrepura në planetin e kuq (VIDEO)

“Jeta në Mars”, NASA zbulon pamjet e reja të shkrepura në planetin e kuq (VIDEO)

Qarkullonte me armë në qytet, policia arreston 43-vjeçarin e rrezikshëm

Qarkullonte me armë në qytet, policia arreston 43-vjeçarin e rrezikshëm







JU REKOMANDOJMË

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

09:47 | 17/11/2025




TË FUNDIT

Spiropali dhe Radman ftojnë Bullgarinë t’i bashkohet aleancës Shqipëri-Kroaci-Kosovë
Politikë

Spiropali dhe Radman ftojnë Bullgarinë t’i bashkohet aleancës Shqipëri-Kroaci-Kosovë

by mirseda
18:56 | 24/11/2025
0

Shipëria dhe Kroacia do të mbajnë në vitin 2026 mbledhjen e parë ndërqeveritare. Ministrja për Europën dhe...

PD proteston para Kryeministrisë, kërkon largimin e Ramës dhe Ballukut

PD proteston para Kryeministrisë, kërkon largimin e Ramës dhe Ballukut

18:48 | 24/11/2025
Foltore 2/ Nis protesta e opozitës para Kryeministrisë

Foltore 2/ Nis protesta e opozitës para Kryeministrisë

18:26 | 24/11/2025
Zelensky: Duhet të pranojmë planin 28-pikësh të SHBA-së ose përballemi me dimër të vështirë

Zelensky: Duhet të pranojmë planin 28-pikësh të SHBA-së ose përballemi me dimër të vështirë

18:08 | 24/11/2025
Rrëshqitje dheu në Bajram Curri–Fierzë, bllokohet qarkullimi

Rrëshqitje dheu në Bajram Curri–Fierzë, bllokohet qarkullimi

18:00 | 24/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com