Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Imelda Markos, Zonja e Parë më e pasur në historinë moderne

6 vjet ago
in Të Gjitha, TT, W-Instant
Imelda Markos, Zonja e Parë më e pasur në historinë moderne

Imelda Markos, ish-zonja e parë e Filipineve, është ndoshta një nga figurat publike më të diskutuara të kohëve moderne. Në 2 dekadat e sundimit diktatorial të të shoqit, Ferdinand Markos (1965-1986), ajo jetoi në një luks të shfrenuar dhe krijoi një pasuri të madhe në një nga vendet dhe sot më të varfra dhe të mbipopulluara të botës.

Markos është admiruar shpesh për pamjen magjepsëse, por është përçmuar për ekstravagancën e tepruar. Për këtë të fundit është krahasuar shpeshherë nga mediat me mbretëreshën e Francës, Maria Antoneta. Po kush është Imelda Markos, dhe si arriti të bëhet kaq e famshme, ndonëse më shumë për keq?

Lindi në distriktin San Migel të Manilas më 2 korrik 1929, në familjen e avokatit Vicente Romualdez, si e gjashta e njëmbëdhjetë fëmijëve. Familja e saj ishte shumë e pasur, si dhe besimtarë të devotshëm katolikë. Për lindjen e saj, i ati i saj punësoi dy mjekë dhe rezervoi enkas një suite me një kosto të lartë.

Visente e justifikoi këtë tek të afërmit duke thënë: “Ky fëmijë do të bëhet një ditë i rëndësishëm”. Por gjatë viteve 1930 ekonomia e familjes nisi të bjerë, prindërit e Imeldës u divorcuan. Ajo u arsimua në disa shkolla fetare, ndërsa më vështirësi arrinte të paguante tarifën shkollore.

Në vitin 1944 nis gjimnazin, teksa po atë vit zgjidhet Miss në një konkurs bukurie. Kjo ia lehtësoi vijimin e studimeve të larta dhe diplomimin si mësuese. Më vonë nisi studimet në Kolegjin e Muzikës dhe Arteve të Bukura. Imelda u njoh me Ferdinand Markos në vitin 1954. Dhjetë vjet më vonë, e ndihmoi të shoqin për tu zgjedhur president falë karizmës dhe bukurisë në publik.

Ajo ishte veçanërisht popullore tek më të varfërit. Ajo e shfrytëzoi zërin e saj për t’u bërë thirrje votuesve duke kënduar gjatë fushatave. Pasi u bë zonjë e parë në dhjetorin e vitit 1965, nisi të bëjë një jetë tepër luksoze, që do e kishin zili të gjitha zonjat e para të presidentëve në vendet e Perëndimit.

Media rozë shkruante shpesh mbi koleksionin prej 3 mijë palë këpucësh që kishte ajo, një pjesë e të cilave sot ndodhet në Muzeun e Këpucëve në Manila. Imelda kishte fiksim edhe bizhutë e shtrenjta. Vetëm një byzylyk të markës Bulgari me diamantë, e blen për 1.4 milionë dollarë në Nju Jork në vitin 1978. I nxjerrë në akand vite më vonë, u shit për 21 milion dollarë.

Por bëmat e saj nuk mbarrojnë këtu. Në një rast raportohet se bleu në Romë një pikturë të Mikelanxhelos për një shumë prej 3.5 milionë dollarësh. Ajo e detyroi pilotin e avionit të kthehej në mes të rrugës, per të mbërritur sërish në Romë, pasi kishte harruar të blinte djathë.

Imelda kishte përherë si shoqëruese “Zonjat Blu”. Këto gra ishin gra biznesmenësh të pasur (zakonisht shoqet e burrit të saj), ministre dhe zonja që i përkisnin shtresës së lartë të Manilës. Ata e morën nofkën e tyre nga uniforma blu që mbanin shpesh.

Zonja e parë, porositi ndërtimin e shumë godinave, duke nisur nga Qendra e Zemrës Filipine, në Qendrën e Filmit. Synimi i saj ishte ta shndërronte Manilan një qytet të klasit botëror, ndërsa ishte rrënuar nga bombardimet e Luftës së Dytë Botërore. Ajo dëshironte që në Filipine të zhvilloheshin ngjarje ndërkombëtare.

Kur Filipinet organizuan Miss Universin në vitin 1974, ajo donte që Manila të kishte mot të mirë. Ndaj i kërkoi të shoqit të urdhëronte Forcën Ajrore të mbillte re, dhe të parandalonte formimin e ndonjë stuhie.

Me bukurinë e saj, Imelda ishte më shumë sesa një “grua trofe” në krah të burrit të saj në vizitat shtetërore. Në fakt, ajo u angazhua vetë në vizita shtetërore. Kështu, u takua me liderë të ndryshëm të fuqishëm të kohës si Mao Ce Dun, Fidel Kastro, Sadam Hussein dhe Muamar Gaddafi.

Kastro tha dikur se ai mund të voziste një barkë vetëm për dy gra: nënën e tij dhe Imelda Markosin. Vitet e fundit kur bashkëshorti i saj ishte i sëmurë, shumë njerëz e konsideruan Imeldën si sundimtaren reale të vendit. Shpenzimet e luksit përballë varfërisë së tejskajshme të shumicës së popullsisë, shkaktuan indinjatë të madhe popullore.

Më 7 dhjetor 1972, një person u përpoq ta godiste me thikë, por u qëllua për vdekje nga policia. Pas asaj ngjarje, ajo nxiti të shoqin të shpalli ligjin ushtarak në vend, që zgjati deri në vitin 1981, dhe gjatë të cilit dhjetëra mijëra vetë u internuan, burgosën apo vranë me akuza të dyshimta.

Pasuria e saj vlerësohej të ishte 24 miliardë dollarë në vitin 1979. Dhe sot kur ajo po i afrohet moshës 91-vjeçare, pasuria vlerësohet të jetë së paku 30 miliardë dollarë. Çifti Markos u rrëzua nga pushteti në shkurtin e vitit 1986, pas një revolucioni popullor. Ata emigruan familjarisht në ishujt Hauai. Imelda dhe Ferdinand Markos, mbajnë Rekordin Botëror Ginnes për grabitjen më të madhe të një qeverie.

Pas vdekjes të së shoqit, Imelda u rikthye me familjen në Filipine, dhe vazhdoi të ketë ndikim në jetën politike edhe ekonomike të vendit. Në nëntorin e vitit 2018, ajo u dënua për korrupsion me 42 vjet e 7 muaj me burg. Por u lirua me kusht për shkak të moshës dhe gjendjes së rënduar shëndetësore.

TIRANA TODAY

Tags: Ferdinand MarkosImelda Markosish-zonja e parë e Filipineve

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Frika nga koronavirusi, mbyllet një nga muzetë më të vizituar në botë

Frika nga koronavirusi, mbyllet një nga muzetë më të vizituar në botë

Flamuri amerikan në tubim/ Ja çfarë thotë Meta për ambasadoren Yuri Kim

Flamuri amerikan në tubim/ Ja çfarë thotë Meta për ambasadoren Yuri Kim

Përfundon takimi Thaçi-Vuçiç/ Presidenti i Kosovës: SHBA është shpresa jonë

Përfundon takimi Thaçi-Vuçiç/ Presidenti i Kosovës: SHBA është shpresa jonë







JU REKOMANDOJMË

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

18:21 | 06/02/2026




TË FUNDIT

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…
Showbizz

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…

by mirseda
22:57 | 07/02/2026
0

Një zinxhir shpëtimi ku Selin shpëton Gimbon pasi tha se lojën e ka me Mirin dhe është...

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

22:43 | 07/02/2026
Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

21:54 | 07/02/2026
Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

21:03 | 07/02/2026
Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

20:56 | 07/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com