Rudina Hajdari, pas protestës së opozitës u shpreh se nëse babai i saj do të ishte gjallë nuk do e mbështeste liderin e PD-së, pasi sipas saj Basha po minon parimet e paqes, prosperitetit dhe pluralizmit.
Ndërkohë, kreu i demokratëve, Lulzim Basha i pyetur ditën e sotme nga gazetarët nëse është penduar që e anëtarësoi në PD, Rudina Hajdarin, tha se përpiqet të mësojë nga gabimet, ndërsa shtoi se nuk dëshiron të bëjë një koment më të thelluar.
“Suksesi në jetë përcaktohet në të bërit sa më pak gabime. Askush nuk është perfekt. Përpiqem të mësoj nga gabimet e mia. Në rastin konkret nuk bëj asnjë koment, e gjithë kjo bëhet për zgjedhje”, tha Basha.