Futboll

Pas 26 vitesh, Partizani shpallet kampion i Shqipërisë

               Publikuar në : 18:50 - 12/05/19 Enno

Pas 26 vitesh, Partizani triumfon ndaj Tiranës në derbin e javës së 33-të në Superiore, me rezultatin 2-1 përballë Tiranës. Partizani rikthehet tek titulli kampion dhe këtë e bën duke mposhtur Tiranën.

Dygolëshi i shënuar nga Çinari, që tronditi rrjetën e bardhebluve një herë në pjesën e parë dhe një herë në të dytën, bëri që duelin kryeqytetas ta fitonin “të kuqtë”.

Ndeshja nisi e ekuilibruar me të dy ekipet që nuk po rrezikonin shumë, por në të 30-tën skena ishte për Çinarin, i cili zhbllokoi rezultatin.

Në minutën e 41-të ishte Greca që vuri sfidën në baraspeshë. Pjesa e dytë u nis gjithashtu pa shumë raste; për fitoren dhe për t’i dhënë titullin Partizanit, mendoi sërish Çinari.

Në “Selman Stërmasi”, menjëherë pas vërshëllimës së fundit të arbitrit të ndeshjes, ka shpërthyer festa e shumëpritur e tifozëve të Partizanit, një sukses i merituar dhe tejet i arritur, pasi vjen 3 javë nga fundi i kampionatit shqiptar të futbollit.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT