Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Iku Fusha që e bëri fushë Prokurorinë

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Iku Fusha që e bëri fushë Prokurorinë

Prokurori Petrit Fusha papritur shfaqi dje dorëheqjen pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke e argumentuar këtë vendim përmes një letre publike. Në kushte të tilla, shkalla e parë e Vettingut për procesin e rivlerësimit ndërpritet automatikisht ndaj subjektit Fusha. Gazetari i njohur Flamur Vezaj, rendit disa nga arsyet e forta që çuan, sipas tij, ish-drejtuesin e Prokurorisë së Tiranës që të japë dorëheqjen.

Ai e nis shkrimin e tij, duke sjellë në fokus miqësitë e vjetra të Fushës, ose siç ai e cilëson si ish-besnikun e Adriatik Llallës. Për të, dorëheqja ka qenë e mirëmenduar, dhe kjo lidhet ngushtësisht me tre kriteret e vlerësimit, për të cilat do të përgjigjej para Vettingut.

Bëhet fjalë për tre kriteret bazë; atë të aftësisë profesionale, deklarimit të pasurisë dhe pastërtisë së figurës. Petrit Fusha ka qenë një nga prokurorët më të komentuar në mbarë opinionin publik, kjo për shkak të dosjes më delikate që ai kishte në dorë, vrasja e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës.

Statusi

“Na paska dhene doreheqjen Petrit Fusha, ish-shefi i Prokurorisë se akuzes ne Tirane, ose thene ndryshe ish-besniku i Adriatik Llalles! Iku duke dhene doreheqje, qe mos te telendiset me shume ne media dhe opinionin publik, per shkak te problemeve me tre kriteret e vleresimit per te cilat do te pergjigjej para KPK ose “vetingsave”! Ate te aftesise profesionale, deklarimit te pasurise dhe pastertise se figurise, ose thene ndryshe per lidhje me krimin apo kriminelet!

Ne aspektin profesional: eshte proceduar dhe “interrnuar” nga ish-P.Pergjithshem Th.Sollaku per afera korruptive por me ardhjen e A.Llalles ne krye te akuzes, u rehabilitua duke u emeruar drejtues i Prokurorise ne Tirane, me te vetmin kriter se ishte shok i Llalles!

Gjate drejtimit te kesaj Prokurorie, per disa vite e shkaterroi ate institucion, qe mes tjerash per here te pare ne histori nje familje u ngujua para Prokurorise ne shenje proteste per me shume se 1 muaj ngaqe vendimarrja e tij ishte e “drejt”!

Eshte ai drejtues qe urdheroi pushimin e shume çeshtjeve me ndjeshmeri publike, qe nga hetimet e koncesioneve, korrupsionit, shperdorimit te detyres, e deri te krimi me i rend i ndodhur ne landfillin e Sharres, ku viktimen e deklaroi “fajtor” per vdekjen e tij! Eshte prokurori qe ndoqi rrugen e “shefit” te tij Llalla duke favorizuar zyrtatet e pushtetit edhe per krime me te renda! E do mbahet mend vetem si prokurori qe arrestoi berberet per mos pajisje me kasa fiskale!

Ne aspektin pasuror: iku se nuk do te justifikonte pasurine e ngritur nder vite qe kap shifren e 1 milion eurove, dhe menyren e perfitimit te shume pronave ne emer te “trashegimise” apo thene ndryshe “gjasme pronar tokash” e perfitime nga qirat e ndryshme!

Ne aspektin e pastertise se figures: eshte ne mesin e shume prokuroreve qe i eshte refuzuar viza nga USA, dhe nuk e di si do te justifikonte denimin e vellait per trafik te drogave te forta ne Spanje, dhe ekspozimit te tij ne kete çeshtje duke qene edhe shef i akuzes ne Tirane!

Por edhe pse dha doreheqjen, mendoj se ai duhet ti nenshtrohet nje hetimi pasuror dhe per vendimarrjet e dyshimta dhe favorizuese ndaj zyrtareve ne pushtet, ne veçanti atyre te Bashkise se Tiranes!!

#Prokuror_te_tille_duhet_te_kishin_ik_me_kohe#”, shkruan ai.

Vettingu/Jep dorëheqjen Petrit Fusha, prokurori 1 milion dollarësh

Tags: flamur vezajpetrit fushaVETTINGU

TË LIDHURA

Rritet ndjeshëm numri i të prekurve nga virozat e stinës në Elbasan, mjekët apelojnë për kujdes dhe vaksinim
Aktualitet

Rritet ndjeshëm numri i të prekurve nga virozat e stinës në Elbasan, mjekët apelojnë për kujdes dhe vaksinim

11:45 | 30/09/2025
Emërohet drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, zëvendëson Eugena Tominin
Aktualitet

Emërohet drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, zëvendëson Eugena Tominin

11:41 | 30/09/2025
Mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve të lartë, Asim Vokshi kalon në Gjykatën Kushtetuese
Aktualitet

Mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve të lartë, Asim Vokshi kalon në Gjykatën Kushtetuese

11:15 | 30/09/2025
Next Post
Drejtuesi i Zgjerimit dhe Fqinjësisë nuk humbet kohë. Ja mesazhi i radhës

Drejtuesi i Zgjerimit dhe Fqinjësisë nuk humbet kohë. Ja mesazhi i radhës

Avokati i Tahirit: Prokuroria s’ka asnjë “as” nën mëngë

Avokati i Tahirit: Prokuroria s’ka asnjë "as" nën mëngë

Zbulohet partneri ‘misterioz’ i gazetares britanike, së cilës i ndalohet qëndrimi në Shqipëri

Zbulohet partneri 'misterioz' i gazetares britanike, së cilës i ndalohet qëndrimi në Shqipëri

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

Analiza e BBC/ SHBA drejt bllokimit të qeverisë, përplasjet politike rrezikojnë funksionimin e institucioneve
Analizë

Analiza e BBC/ SHBA drejt bllokimit të qeverisë, përplasjet politike rrezikojnë funksionimin e institucioneve

by mirseda
12:11 | 30/09/2025
0

Financimi i qeverisë amerikane do të ndërpritet këtë të martën, nëse Partia Republikane e presidentit Donald Trump...

Rritet ndjeshëm numri i të prekurve nga virozat e stinës në Elbasan, mjekët apelojnë për kujdes dhe vaksinim

Rritet ndjeshëm numri i të prekurve nga virozat e stinës në Elbasan, mjekët apelojnë për kujdes dhe vaksinim

11:45 | 30/09/2025
Emërohet drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, zëvendëson Eugena Tominin

Emërohet drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, zëvendëson Eugena Tominin

11:41 | 30/09/2025
Mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve të lartë, Asim Vokshi kalon në Gjykatën Kushtetuese

Mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve të lartë, Asim Vokshi kalon në Gjykatën Kushtetuese

11:15 | 30/09/2025
Arrestohet sërish 43-vjeçari me “vesin” e vjedhjes së makinave, si i grabiti dy automjete në Tiranë

Arrestohet sërish 43-vjeçari me “vesin” e vjedhjes së makinave, si i grabiti dy automjete në Tiranë

11:06 | 30/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com