Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Ikën të tmerruar nga hoteli: Pronarja: Na fyeu, përdorën fëmijën për të qarë

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Ikën të tmerruar nga hoteli: Pronarja: Na fyeu, përdorën fëmijën për të qarë

Një ditë më parë u raportua në media për një incident, ku një familje pushuesish janë ndjekur nga pas me makinë dhe motor nga pronarët e vilës ku ata kishin ndenjur një natë në Livadh të Himarës. Kjo pasi familja kishte shprehur pakënaqësi me kushtet, dhe e kishte parë të udhës për tu larguar.

Shërbimi që ata kishin marrë, nuk ishte ajo që prisnin, dhe familja ishte përballur më tej me një situatë skandaloze. Katerina Joshi, bashkë me një punonjësin e saj si edhe një person tjetër që drejtonte makinën tip “Toyota Yaris”, i kanë prerë rrugën familjes Mato, duke i kërkuar të paguanin dëmin e shkaktuar përmes djegies me hekur të disa çarçafëve gjatë qëndrimit atje.

Për turistët, kjo situatë është qesharake, e madje mohojnë që të kenë djegur diçka. Sipas tyre, kjo gjë është krijuar pasi ata kishin dashur të largoheshin një natë më herët nga sa kishin prenotuar, për shkak të kushteve të këqija.

Pronarja e hotelit ku ndodhi ngjarja, Katerina Joshi ka folur për “Abc News” duke thënë se shkaku i prerjes së rrugës me makinë nuk ishte largimi një natë para i turistëve, por dëmi i shkaktuar nga djegia e çarçafëve. Joshi pretendon gjithashtu se turistët i kanë fyer pastruesen dhe recepsionisten. Ajo ka thënë më tej se ishin vetë turistët që e bënë për të qarë fëmijën e tyre, për ta përdorur më pas kundër pronarëve të Vila “Natali”.

“Ai përdori fjalor fyes ndaj recepsionistes dhe pastrueses. Qëndrimi jonë në rrugë nuk ishte për pagesën, por për të pritur policinë. Në momentin që ai u largua në atë mënyrë, unë njoftova policinë e Himarës dhe në pritje të saj i pengova rrugën. Policia erdhi, por ai nuk e priti, u largua. Nëse ai do ishte i pastër, duhet të kishte qëndruar. Ne nuk i kemi bërë terror as atij dhe as familjes, përkundrazi ai përdori fëmijën duke e bërë për të qarë”, shprehet ajo.

Një video u bë virale dje në rrjet, e bërë nga pushuesi Visar Mato, i cili bashkë me bashkëshorten e tij dhe fëmijën thonë se janë terrorizuar nga pronarët e një hoteli në Livadhë. Pronarja Katerina Joshi i ka zënë rrugën çiftit me fëmijë, të cilët po tentonin të iknin me makinë. Në sfond dëgjohet edhe një fëmijë që qan. Në video duket edhe një burrë që përpiqet të ndalojë çiftin. Këta të fundit pretendojnë se nuk i kishte pëlqyer shërbimi, dhe për pasojë ishin larguar pas një dite, ndonëse kishte prenotuar për disa ditë.

Por pronarët nga ana tjetër thonë se çifti u ka dëmtuar dhomën e hotelit ku kishin qëndruar. Ky rast i ngjan atij të dy viteve më parë, kur Mihal Kokëdhima në gusht të 2019 hipi sipër një makine me turistë spanjollë, duke i terrorizuar ato vetëm sepse nuk donin të paguanin për një shërbim që nuk u kishte pëlqyer.

Tags: Katerina JoshiLivadhe

TË LIDHURA

Nuredin Numani hëngri karkaleca deti në qeli? Ja si përgjigjet SPAK
Aktualitet

Nuredin Numani hëngri karkaleca deti në qeli? Ja si përgjigjet SPAK

11:41 | 24/10/2025
Plagosi me thikë 48-vjeçarin në Tiranë, arrestohet autori
Aktualitet

Plagosi me thikë 48-vjeçarin në Tiranë, arrestohet autori

10:48 | 24/10/2025
Spiropali në Memorialin e Holokaustit: Shqipëria nderohet si e drejtë mes kombeve
Politikë

Spiropali në Memorialin e Holokaustit: Shqipëria nderohet si e drejtë mes kombeve

10:13 | 24/10/2025
Next Post
Euro 2020/ Ja 12 të kualifikuarat deri tani, situata me çiftet e 1/8-ave

Euro 2020/ Ja 12 të kualifikuarat deri tani, situata me çiftet e 1/8-ave

“Më thuaj, si e vrave Carolinën?”, gjeorgjiani: U torturova të pranoja krimin

"Më thuaj, si e vrave Carolinën?", gjeorgjiani: U torturova të pranoja krimin

Vatikan/ Spiderman-i takon Papën, ja pse e lanë të hyjë në Vatikan

Vatikan/ Spiderman-i takon Papën, ja pse e lanë të hyjë në Vatikan







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

22:03 | 18/10/2025




TË FUNDIT

Nuredin Numani hëngri karkaleca deti në qeli? Ja si përgjigjet SPAK
Aktualitet

Nuredin Numani hëngri karkaleca deti në qeli? Ja si përgjigjet SPAK

by mirseda
11:41 | 24/10/2025
0

Bujë bëri lajmi që qarkulloi pak kohë më parë në media, se brenda qelisë së Nuredin Dumani,...

Plagosi me thikë 48-vjeçarin në Tiranë, arrestohet autori

Plagosi me thikë 48-vjeçarin në Tiranë, arrestohet autori

10:48 | 24/10/2025
Trump tallet me Putinin pas reagimit për sanksionet e reja amerikane:Le të shohim pas gjashtë muajsh

Trump tallet me Putinin pas reagimit për sanksionet e reja amerikane:Le të shohim pas gjashtë muajsh

10:46 | 24/10/2025
Asetet e ngrira ruse, BE dështon me marrëveshjen, Belgjika bllokon planin për ndihmën ndaj Ukrainës

Asetet e ngrira ruse, BE dështon me marrëveshjen, Belgjika bllokon planin për ndihmën ndaj Ukrainës

10:44 | 24/10/2025
Spiropali në Memorialin e Holokaustit: Shqipëria nderohet si e drejtë mes kombeve

Spiropali në Memorialin e Holokaustit: Shqipëria nderohet si e drejtë mes kombeve

10:13 | 24/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com