Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Ikën Nishani, Meta sot President me 21 të shtëna topi. Detaje nga ceremonia

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Ikën Nishani, Meta sot President me 21 të shtëna topi. Detaje nga ceremonia

Ilir Meta do të marrë sot detyrën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, pas betimit në Parlament, në seancën e jashtëzakonshme të thirrur sot në orën 18:00.

Presidenti, i zgjedhur që në prill, pritet të betohet sot edhe para deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët bojkotuan zgjedhjen e tij si kreu i ri i shtetit.

Në këtë ceremoni nuk do të marrin pjesë deputetët që dolën nga zgjedhjet e 2017- ës, por ligjvënësit që kanë fituar mandatin në legjislaturën e vitit 2013, pjesa më e madhe e të cilëve mbeti jashtë listave të zgjedhjeve të 25 qershorit.

CEREMONIA:

Ceremonia pritet të nisë në orën 18:00 në Parlamentin e Shqipërisë, ndërsa rolin e kryetarit të Kuvendit pritet ta ushtrojë nënkryetarja, Valentina Leskaj. Pas leximit të formulës së betimit, Meta do të betohet para deputetëve të Kuvendit.

“Kryetari i Kuvendit fton Presidentin të ngrihet në këmbë për të bërë betimin, ndërkohë të gjithë të pranishmit janë të ulur nëpër vendet e tyre. Kryetari i Kuvendit lexon formulën e betimit, sipas kushtetutës, neni 88, pika 3. Presidenti deklaron:”Betohem” (Presidenti mund të shtojë “Zoti më ndihmoftë”)”, thuhet në ceremonialin e protokollit e shtetit.

Pas himnit kombëtar, Presidenti i ri i drejtohet Kuvendit me një fjalë përshëndetëse. Më pas, ceremonia e dytë zhvillohet në ambientet e Presidencës. Ajo është parashikuar të zhvillohet në orën 19:30.

Në këtë ceremoni bëhet dorëzimi i detyrës nga presidenti aktual, Bujar Nishani tek Presidenti i ri, Ilir Meta, i cili shoqërohet nga familja e tij. Në mënyrë simbolike kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, do i dorëzojë Presidentit Meta kushtetutën e vendit.

Ndërkohë që pjesë e ceremonialit do të jetë dhe shoqërimi i emërimit të kreut të shtetit me 21 të shtëna topi.

Pas këtij ceremoniali, Presidenti i ri do të mbajë një fjalë përshëndetëse para personaliteteve të ftuara në këtë aktivitet si edhe qeveritarëve dhe trupit diplomatik të akredituar.

Bashkëshortja e Presidentit të zgjedhur, Monika Kryemadhi ka refuzuar të heqë dorë nga politika për të mbajtur pozicionin honoforik të Zonjës së Parë.

Sipas saj, politika është më e rëndësishme, ndaj nuk do të largohet nga roli i deputetes dhe tashmë i kryetares. “Me kushtetutë, zonja e parë nuk ekziston. Unë jam deputete dhe do ta mbaj këtë post”, ka thënë Monika Kryemadhi e pyetur nga gazetarët.

Por, kush do e shoqërojë Metën?

Në ceremonialin e protokollit të shtetit nuk është parashikuar rasti i mospranimit të ushtrimit të këtij funksioni nga bashkëshortja.

“Nëse Presidenti është i pamartuar ose i ve, asnjë nga familjarët e tij nuk mund të përfaqësojë apo të luajë rolin e zonjës së parë. Në veprimtarinë zyrtare, Presidenti i Republikës paraqitet i pashoqëruar”, thuhet në ceremonial.

Por në ceremonitë festive, Presidenti mund të marrë një nga familjarët, i cili trajtohet me status të veçantë, por jo si Zonjë e Parë.

Tags: betohetceremoniailir metapresidentseance e jashtazakonshme

TË LIDHURA

U kap me 3.4 gram kokainë, dënohet mbi 3 vjet burg shoferi i linjës Sarandë-Athinë
Aktualitet

U kap me 3.4 gram kokainë, dënohet mbi 3 vjet burg shoferi i linjës Sarandë-Athinë

17:15 | 02/10/2025
Bllokohet aksi Qukës-Qafë Plloçë, 260 milionë euro investim u mbulua nga gurët 27 ditë pas përurimit
Aktualitet

Bllokohet aksi Qukës-Qafë Plloçë, 260 milionë euro investim u mbulua nga gurët 27 ditë pas përurimit

17:03 | 02/10/2025
Prezantohet drejtori i ri i teatrit “Migjeni” në Shkodër
Aktualitet

Prezantohet drejtori i ri i teatrit “Migjeni” në Shkodër

14:20 | 02/10/2025
Next Post
Rizgjedhja e Bashës në krye të PD-së, Pollo: Rezultati i pritshëm

Rizgjedhja e Bashës në krye të PD-së, Pollo: Rezultati i pritshëm

Përfituan 430 mijë euro duke mashtruar, përfundon “aventura” e çiftit në Tiranë

Përfituan 430 mijë euro duke mashtruar, përfundon “aventura” e çiftit në Tiranë

Zbardhet letra e sportistit të njohur që u vetëflijua dje në Korçë

Zbardhet letra e sportistit të njohur që u vetëflijua dje në Korçë

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

Izraeli jep paralajmërimin e fundit për Gazën: Largohuni në jug të vendit
Bota

Izraeli jep paralajmërimin e fundit për Gazën: Largohuni në jug të vendit

by mirseda
17:30 | 02/10/2025
0

Ushtria izraelite ka dhëne paralajmërimin e saj të fundit për banorët e qytetit të Gazës që të...

U kap me 3.4 gram kokainë, dënohet mbi 3 vjet burg shoferi i linjës Sarandë-Athinë

U kap me 3.4 gram kokainë, dënohet mbi 3 vjet burg shoferi i linjës Sarandë-Athinë

17:15 | 02/10/2025
Bllokohet aksi Qukës-Qafë Plloçë, 260 milionë euro investim u mbulua nga gurët 27 ditë pas përurimit

Bllokohet aksi Qukës-Qafë Plloçë, 260 milionë euro investim u mbulua nga gurët 27 ditë pas përurimit

17:03 | 02/10/2025
6 bashki do të zgjedhin kryetarët e rinj/ KQZ cakton afatet për zgjedhjet e pjesshme, propozon 8 ditë fushatë

6 bashki do të zgjedhin kryetarët e rinj/ KQZ cakton afatet për zgjedhjet e pjesshme, propozon 8 ditë fushatë

16:59 | 02/10/2025
Sërish thyerje rregullash? Pas rrëmujës me Loredanën, Keijsi në krahët e një tjetër vajze, kësaj here konkurrente e “Për’puthen”

Sërish thyerje rregullash? Pas rrëmujës me Loredanën, Keijsi në krahët e një tjetër vajze, kësaj here konkurrente e “Për’puthen”

16:29 | 02/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com