Vijojnë pasgoditjet e tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, vetëm gjatë mbrëmjes së djeshme janë regjistruar 4 lëkundje të tjera.
Fatmirësisht të gjitha lëkundjet kanë ardhur me magnitudë në ulje. Sipas IGJEUM, lëkundja e fundit për datën 3 dhjetor është regjistruar në orën 02:58 të mëngjesit. Epiqendra e tij ishte në Gjirin e Lalzit, me thellësi 7 km dhe me magnitudë 2.1.
Edhe pse mesnata u mbyll me një goditje me magnitudë 4, lëkundjet pasgoditëse kanë marrë një ritëm në ulje në magnitudë. Ashtu siç kanë paralajmëruar edhe ekspertët, lëkundjet pasgoditëse do vijojnë dhe do jenë gjithmonë e më të vogla.