Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një informacion zyrtar lidhur me lëkundjet e forta të tërmetit që tronditën pasditen e sotme Tiranën dhe qytetet e tjera të vendit.
Ndërkaq, sipas Insititutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit sqaroi se tërmeti kishte magniturë 5.8 të shkallës Rihter dhe me intensitetit mbi .7.5 ballë. Epiqenda e tij u shënua në Kepin e Rodonit, në distancë 30 km në largësi nga Durrësi. Ndërsa shton se ky tërmet shënohet me i forti në 20-30 vitet e fundit.
Ndërkohë raportohet se po punohet për të evidentuar dëmet dhe për t’u ardhur në ndihmë zonave të dëmtuara. Qytetarët kanë mbushur rrugët, ndërsa shprehen të frikësuar për t’u kthyer sërish në banesat e tyre.
Po ashtu, Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit fton këdo që ka nevojë për ndihmë, të telefonojë në numrin 112.