Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, në një prononcim për mediat tha se opozita e bashkuar ka tashmë një plan elektoral dhe ekonomik. I pyetur nga gazetarët se përse nuk ishte dje në tryezën me presidentin Ilir Meta, Idrizi deklaroi se ai ka një marrëveshje me PD, dhe nuk ka nevojë për përfshirje me parti të tjera.
“Sigurisht që ne kemi një marrëveshje me PD, por çdo forcë dhe grupim ka të drejtën e vetë të mblidhet, të bashkohet. Nuk kemi pas nevojë përveç me Partinë Demokratike që të bëhemi pjesë me parti të tjera”, tha Idrizi.
Sot në orën 16:00, i gjithë koalicioni opozitar do të mblidhet në selinë e PD-së, ku do të diskutohet për takimin e nesërm, si dhe do të prezantohen detyrat e qeverisë tranzitore në lidhje me zgjedhjet.