Interi ka kaluar në avantazh përballë Fiorentinës falë golit të shënuar nga kapiteni Mauro Icardi. Një gol që ka sjellë frymëmarrje tek të gjithë lojtarët, tifozët dhe drejtuesit e zikaltërve, pasi Inter kishte disa javë që nuk arrinte të shënonte dhe të fitonte.
Mënyra si ka ardhur goli ishte e mrekullueshme. Pas ekzekutimit të goditjes së dënimit nga Cancelo, Icardi godet me kokë drejt portës por portieri i Fiorentinës e ndal, më pas godet me këmbë dhe e dërgon në rrjetë.