Kryetari i KLP-së, Gent Ibrahimi, I cili u takua në Holandë me Ëillem van Nieuëkerk, drejtues I Qendrës për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar me seli në Hagë, nënvizoi nevojën për veprim të menjëherëshëm, koherent dhe efikas në zbatimin e reformës në drejtësi me ngritjen e prokurorisë speciale (SPAK) dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).
Zoti Ibrahimi ka ofruar shpjegime për mënyren e re të zgjedhjes se Prokurorit të Përgjithshëm dhe prokurorëve të SPAK nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, duke vlerësuar kriteret e meritës, integritetit dhe profesionalizmit të kandidatëve për këtë pozicion.
Ai ka theksuar se hapja e negociatave do të ishte një garant se reforma po ecën në drejtimin e duhur dhe Shqipëria ka nevoje për ekspertizën dhe mbikëqyrjen e faktorit ndërkombëtar gjatë këtij procesit shpeshherë të komplikuar për shkak të aktorëve të shumtë të përfshirë dhe afateve kohore të paracaktuara.
Kryetari Gent Ibrahimi kërkoi vazhdimin e asistencës dhe ekspertizes juridike holandeze për zbatimin e reformës në drejtësinë dhe ngritjen e institucioneve te reja, SPAK dhe BKH.
Zoti Nieuëkerk ka theksuar se Holanda pret rezultate reale në luftën kundër korrupsionit, krimit organizuar, konfiskimin e aseteve me burim të paligjshëm dhe vendosjen para drejtësisë të personave të inkriminuar.