Detaje tronditëse janë hedhur në dritë, lidhur me ngjarjen e rëndë ndodhur ditë më parë, ku 59-vjeçari Përparim Ademi vrau dy motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi. Nga dosja hetimore mësohen detaje nga ngjarja e rëndë dhe dëshmitë që kanë dhënë dëshmitarë kyç dhe persona të përfshirë që kanë dijeni për ngjarjen.
Policia Gjyqësore ka pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen edhe bashkëshorten e Përparimit Ademit, Vjollca Telo. Ajo ka rrëfyer se me të kanë tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë.
Burri i saj Përparimi, që prej një periudhe rreth 20 vjet është njohur me shtetasen Zhaneta Metani dhe kanë pasur lidhje intime bashkë. Ajo ka qenë në dijeni të kësaj lidhje, dhe nuk ka ndërhyrë për të prishur lidhjen e tyre. Kjo pasi donte që burri të ishte i kënaqur, për të mos prishur familjen.
Vjollca ka rrëfyer gjithashtu se me familjen e Zhanetës shkonin familjarisht në plazh. Ajo madje tregon se vetë Përparimi i kishte treguar për shqetësimin e tij, se Zhaneta e tradhtonte me një tjetër. Madje atë ditë thotë Vjollca, ishte i mërzitur.
Gjykata Penale ka caktuar “arrest me burg” për 59-vjeçarin Përparim Ademi, i cili ekzekutoi në vigjilje të Vitit të Ri me një breshëri plumbash motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi.