E premte, 15 Janar, 2021
6 C
Tirana

“E mori peng dhe e çoi në hotel”, detaje tronditëse nga krimi horror në Tiranë

Vrasja e dy motrave për shkaqe xhelozie nga Përparim Ademi, duket se ka shumë të pathëna. Detaje të reja janë mësuar në këtë histori dashurie dhe tradhtie. 59-vjeçari Përparim Ademi kishte një romancë me dy motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, të cilat i vrau me breshëri plumbash.

Drekën e Krishtlindjeve, tek shtëpia e Zhanetës ka pasur një debat dhe dy motrat ia kanë bërë të qartë Përparimit se duhet të ndërpriste marrëdhënien me to. Deri më 30 dhjetor, nuk ka pasur më komunikim dhe takim me to.

Më 30 dhjetor në mëngjes, ai ka shkuar poshtë pallatit të Zhanetës dhe aty e ka pritur në mëngjes herët kur ajo del për punë. Vetë Përparimi ka treguar se e ka marrë Zhanetën dhe e ka futur në makinë, duke e kërcënuar me thikë. Në Krrabë të Tiranës, sipas Ademit, i ka kërkuar që të riktheheshin dhe të shkëputej nga personi tjetër që dyshonte se kishte lidhje. Përparimi deklaron se një moment Zhaneta u duk sikur ka pranuar. Më pas kanë shkuar në hotel.

A. Metani, djali i Zhaneta Metanit, i cili ishte dëshmitar në vendngjarje mëngjesin e 31 dhjetorit, ka rrëfyer se mamaja fillimisht i kishte thënë që Përparimi Ademi ishte babai i tij, por më vonë e kishte kuptuar që kjo nuk ishte e vërtetë.

Babanë nuk e kishte njohur kurrë. Djali ka treguar se në datën 30 dhjetor, mamaja e tij ishte dhunuar nga Përparimi, në një zonë në Krrabë dhe ishte kërcënuar me armë. Përparimi e kishte detyruar të ulej në gjunjë dhe kishte qëlluar rreth saj, duke e tmerruar dhe duke e detyruar të lidhej prapë me të.

Nga ana tjetër, gruaja e Përparimit, Vjollca Telo, tregon se e ka marrë vesh lidhjen dhe nuk ka ndërhyrë, pasi donte që burri të ishte i kënaqur, për të mos prishur familjen.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Dëborë dhe ngrica, temperaturat në minus për nesër

Sot pasdite (e premte, dt. 15) dhe nesër (e shtunë, dt. 16) priten reshje të dobëta në qarqet e jugut, ndërsa në pjesën tjetër...

Pamje të rënda/Përplasen 2 makina, kalimtari që priste në trotuar humb këmbët

Kalimtari që u përplas sot nga një makinë në Tiranë, për fat të keq ka humbur të dyja këmbët. Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin...

Ne nuk jemi gati për Evropën pa Angela Merkelin

Nga: Mujtaba Rahman “Politico.eu” 2021 është viti kur Evropa do të duhet të mësojë që të jetojë pa Angela Merkelin. Kancelarja gjermane do të tërhiqet...

Rama do fërkojë duart, për sa kohë që opozitarët mbeten pragmatistë

Nga: Ben Andoni Do kishin një zë shumë më të besueshëm për publikun shqiptar nëse do të tregonin se konform programit dhe fizionomive, partitë e...

Vendim i papritur/ Një tjetër konkurrent i “Për’puthen” lë emisionin

Pavarësisht shikueshmërisë dhe suksesit në "Për'puthen", konkurrentët të pakënaqur marrin vendime për të lënë emisionin. Emini nga Kosova, ka marrë vendimin e papritur për tu...