Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

I zhvat të riut 1800 Euro për punësim në Gjermani dhe më pas zhduket

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
I zhvat të riut 1800 Euro për punësim në Gjermani dhe më pas zhduket

Fenomeni “Veriana Gega” nuk ka të ndalur. Zonja Gega vazhdon të mbajë peng mijëra euro të qytetarëve, që ajo i ka përfituar duke mashtruar me premtimin e punësimit në Gjermani, nën emrin e një agjencie të mbyllur tashmë “Perla”. Sot sjellim rastin e një djali nga Berati, Albano Kola. Albano tregon, se i dha Verianës 1800 euro, në këmbim të një kontrate në Gjermani në fushën e ndërtimit.

Kur pa që Veriana nuk ia mundësoi punësimin, ai i kërkoi paratë mbrapsht. Zonja Gega i paraqiti një deklaratë noteriale, kur premtonte t’i kthente në muajin Prill 2000 Euro, por sot ajo nuk i hap as telefonin. Madje emisioni “Stop” është përpjekur që të kontaktojë me Veriana Gegën, por ajo nuk ka preferuar të përgjigjej për asnjë gjë, ndërsa në një telefonatë me Albanon, ajo ka patur këtë komunikim:

Përshëndetje, jam Albani, më ke premtuar për të më kthyer Lekët dhe akoma s’mi ke kthyer. Ndodhem në Tiranë dhe pres për të më dhënë Lekët e mia.

Veriana Gega: Unë kam kujtuar, se të kanë njoftuar, por të mora unë.

Denoncuesi: Nuk kam asnjë njoftim, as prej teje, as prej ndokujt.

Veriana Gega: Shumë mirë, në prokurori e kam deklaruar.

Gazetari: Zonja Gega ju duhet t’i ktheni Lekët dhe aq më tepër që keni një kontratë noteriale.

Në momentin që gazetari i “Stop” i foli në telefon, zonja Gega e fiku telefonin.

Denoncuesi: Gjen justifikime. “Do të t’i jap te babai, do të t’i jap te noterja”!

Albani tenton sërish ta marrë në telefon dhe i kërkon sërish Lekët.

Denoncuesi: Lekët e mia, kur do m’i japësh, se më ke premtuar shumë herë?

Veriana Gega: Mund të takohemi edhe në prokurori.

Denoncuesi: Nuk ka problem, ku të duash ti! Mjafton, që dua Lekët e mia!

Gazetari i emisionit i është drejtuar Krimit Ekonomik, pasi Albano e ka kallëzuar aty rastin e mashtrimit të tij. Oficeri i Krimit Ekonomik sqaron se të gjitha materialet për këtë rast janë referuar në prokurori. Nga ana tjetër Albano nuk është thirrur asnjëherë në organin e akuzës.

“Për pjesën e materialeve të Veriana Gegës nuk e di nëse je i informuar nga Prokuroria apo jo, por të informoj unë që çdo material përsa i përket shtetases Veriana Gega dhe subjektit “Perla”, është i referuar në Prokurori brenda afateve. Njoftoheni ose jo nga Prokuroria, nuk është kompetenca ime sepse nuk i them dot prokurorit njofto filanin dhe merr në pyetje filanin. Unë jam i detyruar si oficer i Policisë Gjyqësore që çdo material brenda afatit për tre ditë ta referoj në prokurori”, është shprehur oficeri i Krimit Ekonomik.

Për dy raste të tjera ndaj Verjana Gegës është marrë vendim për mosfillim procedimi, pasi ajo ua ka kthyer paratë qytetarëve denoncues. /tvklan.al

Tags: "STOP"1800 eurogjermanipunesim

TË LIDHURA

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, reagojnë gazetarët e njohur: Trishtim…
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, reagojnë gazetarët e njohur: Trishtim…

18:18 | 23/08/2025
Arrestimi i shqiptarit në Volos, çfarë tha 40-vjeçari kur iu vunë prangat: Gruaja më tradhëtonte
Aktualitet

Arrestimi i shqiptarit në Volos, çfarë tha 40-vjeçari kur iu vunë prangat: Gruaja më tradhëtonte

17:55 | 23/08/2025
4-vjeçarja shqiptare u mbyt në një pishinë në Greqi, dëshmojnë të afërmit: Ndodhi brenda pak minutash, ishte e papritur!
Aktualitet

4-vjeçarja shqiptare u mbyt në një pishinë në Greqi, dëshmojnë të afërmit: Ndodhi brenda pak minutash, ishte e papritur!

17:48 | 23/08/2025
Next Post
Senatorja amerikane Ernst paralajmëron për rritjen e ndikimit rus në Ballkan

Senatorja amerikane Ernst paralajmëron për rritjen e ndikimit rus në Ballkan

OBSH: Bota në një pikë të rrezikshme të pandemisë së Covid-19

OBSH: Bota në një pikë të rrezikshme të pandemisë së Covid-19

Nuk ka fitues në Londër/ Angli-Danimarkë shkon në kohën shtesë

Nuk ka fitues në Londër/ Angli-Danimarkë shkon në kohën shtesë

JU REKOMANDOJMË

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

12:54 | 18/08/2025




TË FUNDIT

Rusia nuk ndalet, sulmon me breshëri dronësh Ukrainën
Bota

Rusia nuk ndalet, sulmon me breshëri dronësh Ukrainën

by mirseda
19:02 | 23/08/2025
0

Rusia ka gjuajtur dhjetëra dronë drejt Ukrainës gjatë natës, në serinë e fundit të sulmeve që po...

Britani: Deputetët kërkojnë deportim masiv të emigrantëve, mes tyre edhe shqiptarë

Britani: Deputetët kërkojnë deportim masiv të emigrantëve, mes tyre edhe shqiptarë

18:47 | 23/08/2025
Shkëmbimi i territoreve me Rusinë, Zelensky: Nuk do t’ua japim tokën tonë pushtuesve

Shkëmbimi i territoreve me Rusinë, Zelensky: Nuk do t’ua japim tokën tonë pushtuesve

18:35 | 23/08/2025
Emine Erdogan i shkruan letër të hapur Melania Trump: “Gaza është një varrezë fëmijësh”

Emine Erdogan i shkruan letër të hapur Melania Trump: “Gaza është një varrezë fëmijësh”

18:26 | 23/08/2025
Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, reagojnë gazetarët e njohur: Trishtim…

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, reagojnë gazetarët e njohur: Trishtim…

18:18 | 23/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com